Të kuqtë vijnë me modifikime dhe dilema, dy dyshime për durrsakët. Mësoni formacionet e mundshme të Partizani-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 10:20

Të kuqtë vijnë me modifikime dhe dilema, dy dyshime për durrsakët. Mësoni formacionet e mundshme të Partizani-Teuta

Pasditen e djeshme Partizani ka kryer seancën e fundit stërvitore në funksion të javës së parë (e prapambetur) të Kategorisë Superiore. Në dispozicion të Abilaliajt kanë qenë lojtarët e gatshëm që ishin edhe në derbin ndaj Tiranës, teksa asnjë prej të dëmtuarve nuk ka arritur të bëjë progresin e duhur sa për të luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e sotme.

partizani teuta

Shanse për tu kthyer brenda këtij viti kanë vetëm Sota dhe Koçijan, teksa Hoxha, Preka dhe Bytyçi kanë nevojë për kohë. I ndodhur në këtë situatë, trajneri Abilaliaj pritet të bëjë sërish modifikime në mbrojtje.

RRESHTIMI – Në portë do të luajë Qirko, teksa në mbrojtje emri i ri mund të jetë Janjeva, i cili nuk u përzgjodh në derbi.

Në kushtet kur në mesfushë mungon Maget, Mehmeti duhet të spostohet. Gjithashtu, Murataj pritet të luajë sërish në këtë repart. Rrapaj është i palëvizshëm. Në sulm ka plot dilema.

Mba bëri më mirë se Bintsuka në derbi dhe mund të jetë një zgjedhje, teksa edhe Keko ishte vendimtar. Nëse aktivizohet sulmuesi nga Divjaka, sakrifikohet Cara. Abilaliaj dje u shpreh se Keko ka ende mangësi për të luajtur në 11-shen startuese.

5454

TEUTA – Teuta vjen më e plotë se në ndeshjet e tjera sot kundër Partizanit. Trajneri Edi Martini nuk llogarit vetëm mbrojtësin Albi Alla, i cili u dëmtua rëndë në gju dhe e ka mbyllur praktikisht sezonin pas operacionit në ligamentin krocat.

Mbrojtësi erdhi si një emër i rëndësishëm për të shtuar eksperiencë, por nuk ia doli thuajse fare ta bëjë këtë. Rikthimi i Realdo Filit në dispozicion është një lajm i mirë për stafin, teksa fieraku e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe sot mund të marrë minuta.

Formacioni pritet të jetë thuajse si në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, por nuk përjashtohet mundësia që të kemi një rokadë në majën e sulmit. Në ndeshjet e fundit në këtë pozicion ka luajtur Daci, por Gjata është gjithashtu një opsion potencial. Ndërkohë, ka edhe një tjetër balotazh në ofensivë mes Gjinollarit dhe Boçit.

4798798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"