Te Gramozi janë optimistë, trajneri Qirjako s’e mendon humbjen në Tepelenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 19:49

Te Gramozi janë optimistë, trajneri Qirjako s’e mendon humbjen në Tepelenë

Pas dy javësh përgatitje, kolonjarët e trajnerit Ilir Qirjako janë gati për ndeshjet e mbetura të këtij kampionati. Gjatë kësaj periudhe Gramozi ka qenë i plotë dhe stafi teknik ka zhvilluar stërvitje normale. Vetë trajneri kolonjar shprehet optimist për pjesën e mbetur:

Qirjako

“Ekipi ka marrë formë dhe mendoj se shumë shpejt të gjithë lojtarët do të jenë në gjendje të mirë fizike. Shpresoj të mos kemi asnjë dëmtim në vazhdim dhe t’i kalojmë me sukses ndeshjet e mbetura të këtij kampionati. E rifillojmë me një takim të vështirë në Tepelenë, ku besoj se djemtë do të marrin rezultat pozitiv.

ilir qirjako

Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat gjatë kësaj periudhe, duke mbajtur fushën e stadiumit në gjendje të mirë dhe duke bërë dezinfektimin, sipas orientimeve dhe udhëzimeve të dhëna nga FSHF-ja”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"