Tani është zyrtare: Gugash Magani largohet nga Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2016 | 16:01

Tani është zyrtare: Gugash Magani largohet nga Flamurtari

Përfundon me largimin e Gugash Maganit “telenovela” e trajnerit të Flamurtarit. Tekniku peqinas ka zyrtarizuar sot tërheqjen nga drejtimi i ekipit vlonjat.

magani

Magani ia ka komunikuar vendimin e tij administratorit të klubit, Sinan Idrizi, me një mesazh në celular. “Me keqardhje më duhet të konfirmoj largimin tim nga Flamurtari. Në respekt të gjithë tifozëve dhe opinionit të mrekullueshëm sportiv në Vlorë, nuk mund t’i bëj publike arsyet e largimit tim. Falënderoj stafin dhe lojtarët për punën e bërë deri tani dhe gjithashtu një falënderim special për tifozët e mrekullueshëm dhe për mbështetjen e pakushtëzuar që më kanë bërë deri tani”, shkruan 51-vjeçari.

Magani e mori drejtimin e Flamurtarit më 20 qershor, duke firmosur një kontratë trevjeçare me pesë mijë euro rrogë në muaj. Por problemet me pagesat si të tij edhe të lojtarëve bënë që teknikut t’i sosej durimi. Ai fillimisht u largua pas humbjes 4-0 ndaj Partizanit mesjavën e shkuar, por pa e bërë zyrtare dorëheqjen. Në transfertën ndaj Laçit të dielën ekipin e drejtoi ndihmësi i tij Gentian Mezani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"