Tani bën diferencën te Milani, Leao dhe metamorfoza e një numri 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 14:29

Tani bën diferencën te Milani, Leao dhe metamorfoza e një numri 10

Rafael Leao po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist te Milani. Gjatë ndeshjes së fituar nga kuqezinjtë në Firence, me një gol dhe një asist, portugezi festoi ndeshjen e tij të 200-të me klubin e shtatë herë kampion të Europës. 54 gola dhe 48 asiste në të gjitha turnetë për bilancin e 24-vjeçarit.

rafael-leao-21641242886

Gazeta “Tuttosport” ka folur për sulmuesin e Milanit, i cili nëse “ndizet” dhe vendos të jetë konkret, mund ta fitojë një ndeshje i vetëm si dhe kur të dojë. Mbrëmjen e së shtunës, gjatë në transfertën kundër Fiorentinës, ai i dha me thembër asistin për Ruben LoftusÇikun për të siguruar epërsinë momentale të “Djallit” dhe më pas, shënoi golin e tri pikëve pas barazimit të Alfred Dankanit.

NË FORMË – Në momentin kyç të sezonit kuqezi, Leao është “flakë”. Ai ka arritur 11 gola dhe 11 asistime në të gjitha turnetë dhe kontributi i tij në kauzë është vendimtar. Në këtë muaj të prillit që sapo ka filluar, do të jetë thelbësore për skuadrën që numri i saj 10 të jetë në top formë. Ato kundër Leçes, Romës, Sasuolës, Interit dhe Juventusit janë ndeshje thelbësore për vendin e dytë dhe hyrjen në Champions. Pioli pret që Leao të bëjë diferencën, pikërisht siç bëri një vit më parë në Ligën e Kampioneve. Ai nuk kishte shënuar, por deri në gjysmëfinale kundër Interit kishte qenë i pandalshëm. Portugezi, megjithatë, është bërë lider i këtij Milani jo vetëm në fushë, por edhe dhe mbi të gjitha jashtë saj. Ai mbrojti Samuel Çukvuezen, autor i një ndeshje të mirë, në pasndeshjen kundër Fiorentinës, për shembull.

DERBI DHE EUROPË – Ndërkohë Leao ndezi derbin e të hënës 22 prill kundër Interit duke postuar në rrjetin social “X” kartonin e verdhë të Fikajo Tomorit në Firence, krahasuar me atë të padhënë për Nikolo Barrelën në Inter-Verona. Ajo që do të ketë më shumë rëndësi është se kundër zikaltërve duhet të shohim një Leao në një nga ditët e tij më të mira, aq më tepër që së bashku me shokët e tij kanë një trend negativ prej pesë derbesh të humbur radhazi, rekord ky që duhet të fshihet. Duke shpresuar që ndërkohë, ndoshta të ketë bërë diferencën edhe në dy ndeshjet e Ligës së Europës kundër Romës. Edhe sepse në intervistat e sivjetshme ka qenë gjithmonë i qartë. Ai dëshiron ta fitojë atë trofe.

NDESHJE 4 ka luajtur Milani në Serinë A pa Ruben Loftus-Çik, duke fituar vetëm në transfertën me Xhenoan. Në tri rastet e tjera ka humbur një (me Juven) dhe ka barazuar kundër Napolit dhe Leçes. Rafael Leao feston golin ndaj Fiorentinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"