Talenti i Kombëtares U-17 drejt largimit nga Greqia, ja klubet evropiane që interesohen për mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:58

Talenti i Kombëtares U-17 drejt largimit nga Greqia, ja klubet evropiane që interesohen për mesfushorin

Akademitë e klubeve më të njohura në Greqi janë të mbushura me lojtarë shqiptarë, fëmijë emigrantësh që janë lindur në tokën helene ose kanë shkuar aty në moshë shumë të vogël. Mediat greke i kanë kushtuar së fundmi shumë rëndësi disa emrave që po spikasin në klubet e Athinës, pikërisht te Olimpiakosi, Panathinaikosi, AEK-u dhe Apollon Smirni.

janaqi

Njëri prej lojtarëve, që në fakt nuk është i panjohur, pasi bën pjesë te Kombëtarja U-17, pikërisht Dejvi Janaqi ka bërë një performancë të shkëlqyer në kampionatin U-20 këtë sezon, edhe pse nuk ka mbushur ende 17 vjeç. Deri në momentin që u ndërpre kampionati Janaqi kishte shënuar tetë gola për Apollon Smirnin, një klub që ka shumë shqiptarë në të gjitha grupmoshat.

janaqi4

Mesfushori i djathtë është një titullar i padiskutueshëm te kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri, ndërkohë që ky sezon pritet të jetë i fundit në Greqi. Sipas asaj që raportojnë mediat në shtetin fqinj, interesimi për mesfushorin është i madh.

janaqi2

Nëse AEK, Panathinaikos dhe PAOK kanë insistuar për të afruar në akademitë e tyre, dëshira e vetë lojtarit dhe klubit të Apollonit është transferimi në një ekip evropian. Zyrtarisht, klubi grek dhe menaxheri i lojtarit kanë negociuar me klube si Bolonja dhe Sampdoria në Itali, Hanover 96 dhe Hamburg në Gjermani, si dhe Fulhem në Angli.

janaqi3

Të pesta këto klube të njohura kanë dërguar skautë gjithnjë në ndeshjet që Janaqi ka luajtur me Kombëtaren U-17 dhe Apollon Smirnin. Në ndeshjet e fundit që Shqipëria zhvilloi gjatë turneut në Portugali, mesfushori u aktivizua në të gjitha nga 90 minuta, duke rënë në sytë e menaxherëve, që të tilla aktivitete i ndjekin për të pikasur talente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"