Taktikë dhe shumë porosi, mbrojtje me 5 në kryeqytet. Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 12:06

Taktikë dhe shumë porosi, mbrojtje me 5 në kryeqytet. Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Tiranës

Vllaznia u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve me një seancë që nisi në orën 12:00. Afro 60 minuta zgjati seanca, e cila shërbeu për të dhënë porositë e fundit, por edhe për të fiksuar 11-shen.

vllaznia arbitri ziri

Referuar asaj që është provuar dhe detyrave taktike, pritet që në fushë të rreshtohet një ekip me skemën 5-3-2. Në portë do të jetë Sherri, në mbrojtje Shehi, Malota e Marku, ndërsa në krahë Gurishta me Godfrejn. Në mesfushë do të rikthehet Hygor dhe Ramadani, që bashkë më Krymin do të kompletojnë këtë repart.

Lojtarët e krahëve do të kenë sa detyra mbrojtëse aq edhe sulmuese, pasi në varësi të lojës duhet të veprojnë. Rikthimi i brazilianit pas dëmtimit që pësoi, pritet të sjellë edhe fatin me vete pranë skuadrës. Kur ai ka qenë në fushën e lojës, edhe rezultatet pozitive nuk kanë munguar. Sakaq, sulmi i mbetet Likës dhe Shtubinës.

VLLAZNIA FORMACIONI

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"