“Synojmë Kupat e Europës, do të bëjmë maksimumin”/ Qirko: Barazim i pranueshëm me Egnatian, Teuta e ndal Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 19:58

“Synojmë Kupat e Europës, do të bëjmë maksimumin”/ Qirko: Barazim i pranueshëm me Egnatian, Teuta e ndal Partizanin

Portieri i Teutës, Pano Qirko, dhe shokët e tij kanë bërë një punë shumë të mirë në ndeshjen e së dielës ndaj Egantias, duke neutralizuar pikat më të forta të rrogozhinasve në vijën sulmuese.Collage Maker-21-Mar-2023-07-56-PM-7833

Sipas gardianit të bluve, Teuta meritonte të merrte më shumë nga sfida e së dielës, pasi patën edhe raste të pastra për të shënuar. Në një prononcimin për “Panorama Sport” Qirko beson se ky grup do të shkojë larg dhe se pauza 10 ditore do t’i shërbejë për të rimarrë veten.

Një takim i luftuar, por që u mbyll në barazim. Mendoni se Teuta mund të merrte më shumë nga ky takim?

E patëm përgatitur ndeshjen mjaft mirë. U munduam të presonim mirë lart duke dituar që Egnatia ka një mesfushë dhe sulm të mirë. Mendoj se ne si ekip bëmë mirë në këtë ndeshje dhe patëm raste të pastra, kështu që, duhet ta kishim fituar ndeshjen.

Nëse do të fitonit, mund të ishte ndryshe për Teutën sa i përket objektivave?

Nuk mund të them kështu, pasi ka ende kohë. Normalisht një fitore ndaj Egnatias do të ishte shumë mirë, gjithsesi edhe barazimi nuk është keq.

Shumë futbollistë e shmangin, po për ju, cili është sekreti i kësaj forme?

Nuk mund të them sekret, sepse nuk ka ndonjë gjë të veçantë, por është diçka të cilën e ka të qartë çdo sportist, çdo futbollist. Puna e palodhshme dhe përkushtimi maksimal nga unë dhe profesor Rizvani për të bërë çdo gjë deri në detaje për profesionin. Mbi të gjitha edhe duke dhënë maksimumin në çdo moment në fushë, ashtu si edhe në stërvitje. Më vjen mirë që po vazhdoj këtë ecuri dhe mbi të gjitha po ecim si një turp me ekipin. Di të them se jam shumë i motivuar të jap më të mirën time dhe uroj të vazhdoj kështu, por mbi të gjitha edhe duke ndihmuar ekipin për t’i fituar ndeshjet. Jam në rrugën e mbarë.

Sa do t’i shërbejë skuadrës ndërprerja e kampionatit?

Për mendimin nga këto ndalesa, përfshirë ndeshjet e Kombëtares, do të ketë gjëra pozitive dhe negative, nuk është diçka që ndodh për të parën herë në futboll. Unë personalisht mendoj që do të bëj mirë, pasi kemi zhvilluar ndeshje thuajse çdo tri ditë, kështu që kjo pauzë mendoj se do të na shërbejë shumë.

Jeni gati për hapin e madh për jashtë shtetit?

Për momentin dua të bëj maksimumin këtu te Teuta dhe më pas të flasim. Do të vijë edhe koha për të folur për të ardhmen.

Sa pikë mund të grumbullojë ky ekip deri në fund të sezonit?

Janë edhe dhjetë javë kampionat. Ne qëllim kemi të dalim në Europë dhe kuptohet, duam maksimumin. Jemi gati. Shumicën e dëmtimeve i kemi lënë pas. Tani jemi të plotë dhe gati për t’u përballur me çdo kundërshtar.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"