Superliga e Kosovës/ Nuk ka fitues në derbi, Ballkani i Ilir Dajës dhe Llapi ndahen në paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 15:20

Superliga e Kosovës/ Nuk ka fitues në derbi, Ballkani i Ilir Dajës dhe Llapi ndahen në paqe

Kanë përfunduar dy ndeshjet e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës.

FGFDH

Derbi mes Ballkanit dhe Llapit është mbyllur në barazimin pa gola. Padyshim më të mirët në fushë ishin portierët e të dyja skuadrave duke bërë pritje vendimtare dhe mbajtur të paprekur rrjetat.

Pas kësaj sfide, kampionët e Ilir Dajës udhëheqin kampionatin me 52 pikë, një më shumë se Llapi i vendit të dytë.

Ndërsa Malisheva ka triumfuar 3-0 në transfertën me Lirinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"