SUPERLIGA E KOSOVËS/ Një gol në shtesë mban Llapin në garën për titull, Prishtina i jep fund serisë pa fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 21:19

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Një gol në shtesë mban Llapin në garën për titull, Prishtina i jep fund serisë pa fitore

Skuadra e Llapit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot në kampionatin kosovar, duke mbetur në ndjekje të Ballkanit në luftën për titullin kampion.

llapi

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, ka fituar me shumë vështirësi me shifrat 1-0 ndaj Fushë Kosovës, e cila regjistroi humbjen e katërt radhazi vetëm falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes nga Krasniqi. Kjo fitore i ka mundësuar skuadrës së Llapit që të kthehet në dy pikë diferencë nga Ballkani kryesues i renditjes.

Ndërkohë, në takimin tjetër të ditës së sotme, Prishtina i ka dhënë fund serisë së 4 ndeshjeve pa fitore, duke mundur 1-0 Malishevën në transfertë.

sadsadsadsadasdas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"