Superkupa e Spanjës vjen me risi, por mund të luhet në… errësirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2018 | 15:18

Superkupa e Spanjës vjen me risi, por mund të luhet në… errësirë

Superkupa e Spanjës pritet që të dhurojë spektakël dhe për këtë mund të jemi të sigurt kur ajo do të zhvillohet midis Barcelonës dhe Sevijas, dy ekipe që prodhojnë lojë të bukur. Por ndryshe nga vitet e tjera kjo superkupë do të ketë disa gjëra ndryshe.

stadiumi

Ndryshimi i parë ka të bëjë me faktin se ndeshja do të luhet në Tangeri, afër Marokut. Ndërkohë që këtë vit nuk do të ketë më dy ndeshje por vetëm një dhe e treta ka të bëjë me faktin se kjo ndeshje rrezikohet të luhet në errësirë pasi enti përgjegjës për stadiumet ka pasur probleme ekonomike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"