Superiore U-21/ 14 gola në 4 ndeshje, Laçi “shkatërron” Shënkollin, Dinamo fiton derbin ndaj Tiranë. Mësoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 15:24

Superiore U-21/ 14 gola në 4 ndeshje, Laçi “shkatërron” Shënkollin, Dinamo fiton derbin ndaj Tiranë. Mësoni rezultatet

Janë zhvilluar sot 3 ndeshjet e javës së nëntë të Kategorisë Superiore U-21. Bie në sy fitorja e thellë e Laçit kundër Shënkollit me rezultatin e thellë 0-6. Ndërkohë, derbi mes Tiranës dhe Dinamos është fituar nga “Blutë” me rezultatin 2-0.
140034108_10164810705450416_4091093550595245265_o
Nga ana tjetër, Turbina mposhti 1-2 Football Republic. Sfida e fundit Kastrioti-Kukësi vazhdon të luhet ende pasi ka nisur me vonesë. Krutanët kryesojnë ndaj verilindorëve me rezultatin 2-1.

Pas kësaj jave, Laçi barazon me pikë Vllazninë kryesuese.

Rezultatet e ndeshjeve të javës së nëntë të Kat.Superiore U-21.

FT| SHËNKOLLI-LAÇI 0-6
Golat: Bruka 25’, 70’, Deliu 29’, Prenga 43’, Sulollari 73’, Bejzade 79’

FT|DINAMO-TIRANA 2-0
Golat: Almeida 61’ (p), Haxhillari 90’+4

FT| FOOTBALL REPUBLIC-TURBINA 1-2
Golat: Kodra 34’ (p)/ Baki 53’, Hasaj 74’

LIVE| KASTRIOTI-KUKËSI 2-1
Golat: Lena 25’, Çela 41’/ Ziaj 13’

renditja
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"