SUPERIORE/ Sfida e prapambetur e javës së parë, ja ora kur luhet takimi mes Partizanit dhe Teutës ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 8:20

SUPERIORE/ Sfida e prapambetur e javës së parë, ja ora kur luhet takimi mes Partizanit dhe Teutës ditën e sotme

Partizani dhe Teuta masin forcat në “Niko Dovana”, në orën 17:00 për sfidën e prapambetur të javës së parë për shkak se të kuqtë kishin angazhime në Europë atë kohë.

Abissnet-superiore

“Demat” vijnë nga tre barazime radhazi dhe nuk duan të lëshojnë më terren në garën për vendin e parë, edhe pse fati i kampionatit në fund do të vendoset nga faza “Final 4”.

Nga ana tjetër durrsakët nuk fitojnë prej 6 ndeshjes dhe ndodhen në vendin e fundit dhe tre pikë ndaj kampionëve mund të sjellë fillimin e daljes nga kriza.

SOT:

PARTIZANI – TEUTA 17:00 “NIKO DOVANA”

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"