Sulmi i Kombëtares në skaner/ Broja gol çdo 159’, por Manaj është snajper nga 11-metrat. Ja më rezultativi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 23:28

Sulmi i Kombëtares në skaner/ Broja gol çdo 159’, por Manaj është snajper nga 11-metrat. Ja më rezultativi

Edi Reja është ndër të paktët, për të mos thënë i vetmi trajner në vitet e fundit që hedh një Shqipëri me dy sulmues të deklaruar në fushën e lojës, pa marrë në konsideratë Panuçin, i cili në periudhën eksperimentale nuk i dha as identitet dhe asnjë lloj forme skuadrës kombëtare. Në prag të edicionit të ri kualifikues drejt “Katar 2022”, “Panorama Sport” skanon sulmin kuqezi. Pesë të përzgjedhurit e Rejës me statistika në të gjitha kompeticionet që nga kualifikueset europiane e deri te sezoni në kampionat dhe Kupë. Minutazhi, golat, asistet si dhe mesatarja e çdo goli për secilin prej tyre.

broja

SULMI NË SKANER

Myrto Uzuni është sulmuesi me bagazhin më të gjerë të golave këtë sezon. Me një fortë fantastike te Ferencvarosh, ai ka qenë i rëndësishëm duke e kualifikuar ekipin hungarez në grupet e Champiosnit si dhe duke i shënuar Juves në Torino, në sytë e idhullit të tij, Ronaldos. Pa harruar edhe 6 asiste. Mirëpo, në raportin gol/minuta, beratasi është i treti në hierarki. Kjo, sigurisht edhe për faktin se është sulmuesi me një numër të konsiderueshëm minutash në këmbë, shumë më shumja se të tjerët. I dyti në këtë klasifikim, është 19-vjeçari që po shkëlqen te Viteshe. 10 gola mes kampionatit e Kupës si dhe dy asiste, e bëjnë Brojën që të shënojë çdo 159.3 minuta. Super, por më rezultativi me saktësinë e një “snajperi” është Rei Manaj. Sulmuesi kryeson listën e golashënuesve të Barcelonës B me 8 gola dhe dy asiste. Pesë prej këtyre realizimeve, 24-vjeçari i katalanasve i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke mos humbur asnjë. Së fundmi, formë prej eksperience të shtuar po tregon edhe Sokol Cikalleshi. Ai që udhëhoqi Kombëtaren në Ligën e Kombeve me 4 gola, aktualisht e gjen veten në kuotën e pesë realizimeve në elitën e futbollit turk, ku katër prej tyre i ka shënuar me kokë. Disa dëmtime dhe ndryshimet e trajnerëve nuk i kanë dhënë minutash të plotë dhe as ndeshje vetëm si sulmues, por edhe si mesfushor anësor ndaj mesatarja e tij është gol çdo 352 minuta. Florian Kamberi është sulmuesi që ka pritur dy vite për Shqipërinë. Megjithëse, pa fat dhe pa gola këtë sezon, pritshmëritë për të janë të mëdha.

rez (1)

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"