Sulmi apo mbrojtja, cili është problemi i Tiranës para nisjes së pjesës së dytë të sezonit?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 16:22

Sulmi apo mbrojtja, cili është problemi i Tiranës para nisjes së pjesës së dytë të sezonit?

Duhet thënë se deri tani problemi i Tiranës nuk ka qenë sulmi, por mbipopullimi në këtë repart. Ikja e Hasanit do të hapë një mundësi për t’u aktivizuar dikush më shumë. Te Tirana shohin Patrikun, zëvendësuesin e tij.

TIRANA

Nga dyshja Latifi-Abazaj pritet shpërthimi i madh në fushën e lojës. Fakt është që Kaina ka shënuar katër gola, Latifi tre dhe nga dy Abazaj dhe Haxhiu. Të pestë do të luftojnë ashpër për të qenë titullarë, ndërkohë që veç sulmit që shënon 29 gola, Tirana duhet të riparojë pësimin e golave.

Ka pësuar 24 gola si asnjëherë tjetër në 18 javë. Ahmataj ka punën më të vështirë, veçse të çojë sulmuesit te goli, të riparojë prapavijën, pasi ky është qetësimi kryesor i Tiranës në këtë moment. Nëse vijnë golat dhe balanca në mbrojtje, mund të themi se do të kemi Tiranën ideale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"