Strategjia e re, Kukësi drejt një tjetër revolucioni
Kukësi i këtij sezoni pritet të jetë krejtësisht ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim këtë dekadë në elitë, ku merrnin lojtarët më cilësorë në vend dhe ishin kandidatët kryesorë edhe për titullin kampion. Shkurtimet e shpenzimeve kanë bërë që verilindorët t’i hedhin sytë nga elementët e perspektivës, ku madje gjatë kësaj periudhe pati shumë lojtarë që u provuan.

Gazeta mëson se shumë prej tyre nuk e kanë kaluar provën dhe nuk do t’u ofrohet një kontratë nga ana e klubit, duke qenë lart pritshmërive dhe pretendimeve që ka një ekip si Kukësi, i cili militon në Superiore. Nga ana tjetër, burime zyrtare të “Panorama Sport” pranë klubit pohojnë se lojtarët që kanë firmosur si: Blerim Sahitaj, Mario Beshiraj dhe Vasil Zhongo, duket se janë në prag firme, gjithashtu edhe dy lojtarët e tjerë, Reçi dhe Tahiri.
Ndoshta ditët e ardhshme klubi pritet të bëjë zyrtare edhe arritjen e marrëveshjes. Sakaq, vijon të mbetet ende pezull firma nën kontratë e mbrojtësit Altin Bytyçi, ndonëse parimisht palët kanë rënë dakord dhe lojtari prej disa javësh vijon të stërvitet me ekipin. Mësohet se brenda pak ditësh dotë ndahen përfundimisht edhegjërat midis palëve.
TJETËR REVOLUCION
Kukësi deri më tani ka bërë dytakime miqësore, ku në të parënu mundën nga Gjilani dhe në tëdytën fituan me Fushë-Kosovën. Mirëpo, mësohet se një pjesë emirë e lojtarëve kanë qenë largpritshmërive, si nga ata që kanëmbetur nga sezoni i kaluar, edhepër afrimet e bëra deri më tani.
Për këtë arsye, nuk përjashtohetnjë revolucion tjetër në ekip, sepseka munguar edhe impenjimi i duhur nga ana e lojtarëve dhe drejtuesit mendojnë se me ekipin aktual nuk mund të jenë konkurruespër sezonin në vazhdim. Në fakt,duke parë që lojtarët e afruar janëkryesisht të rinj, risku që të mosishin brenda pritshmërive ka qenëi madh, sepse Superiorja kërkonnjë tjetër ritëm.
Megjithatë, përndonjë lojtar tjetër që është endenë mëdyshje, pikat mbi “i” do t’ivendosë miqësorja me Elbasaninditën e shtunë. Nëse edhe nëkëtë test ekipi nuk do të bindë,një tjetër revolucion është nëprag. Drejtuesit duan të kapin nëkohë situatën dhe të shohin përtë tjera lëvizje deri në mbylljen emerkatos.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL













