Stërvitje online, Partizani si Bajerni i Mynihut. Kampionët bëjnë revolucion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 22:30

Stërvitje online, Partizani si Bajerni i Mynihut. Kampionët bëjnë revolucion

Ndryshe nga disa prej futbollistëve të Tiranës, që preferuan të zbrisnin në tapetin e blertë të “Selman Stërmasit”, për të kryer stërvitje, futbollistët e Partizanit, vijojnë çdo ditë të punojnë me program specifik në shtëpi.

pARTIZANI222

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije se stërvitja ndiqet dhe koordinohet on line nga përgatitësi atletik i ekipit Gabriele Facia. Kjo metodë ndiqet nga shumë klube prestigjoze Europiane, si Bajerni i Mynihut, që e kontrollon stërvitijen on-line. Gjithashtu theksohet se pa përjashtim çdo ditë futbollitët do të vijojnë së bashku programin stërvitor.

NJOFTIMI I KLUBIT:

STËRVITJE NË KUSHTET E SHTËPISË

Lojtarët vijojnë çdo ditë të punojnë me një program specifik.
Për herë të parë një mënyrë e tillë stërvitore ndiqet dhe kordinohet on line nga përgatitësi atletik i ekipit Gabrielle Facia. Të gjithë lojtarët pa përjashtim çdo ditë zhvillojnë në të njëjtën kohë së bashku programin stërvitor.

pARTIZANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"