STATISTIKAT/ Seria më e gjatë pa fitore ndaj Junajtid, Çelsi ka 12 ndeshje që nuk i mposht “djajtë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 12:44

STATISTIKAT/ Seria më e gjatë pa fitore ndaj Junajtid, Çelsi ka 12 ndeshje që nuk i mposht “djajtë”

Çelsi nuk fiton në 12 takimet e fundit në Premier Ligë (7 barazime, 5 humbje). Kjo është ecuria e tyre më e gjatë pa një fitore në kampionat kundër Mançester Junajtid, rivalëve të sotëm me të cilët ata do të përballen sot në “Stamford Bridge” në orën 21:15, takim që do të mbyllë javën e 30-të të Premier Ligës.

celsi junajtid

– Çelsi nuk ka fituar një ndeshje zyrtare kundër “djajve të kuq” para tifozëve të tyre që nga suksesi 1-0 në stadiumin “Uembli” në finalen e Kupës FA në 2018. – Mançester Junajtid po kërkon të kompletojë dopietë fitoresh në Premier Ligë ndaj Çelsit gjatë një sezoni vetëm për herë të dytë, duke e bërë këtë më parë në sezonin 2019-2020.

ÇELSI Humbja e vetme e Çelsit në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet erdhi në kampionat kundër Uolvesit në shkurt (10 fitore, 4 barazime).

– Ata kanë pësuar 47 gola në kampionat këtë sezon, aq sa në të gjithë sezonin 2023- 2024.

– Blutë renditen mes tre skuadrave të para për numrin mesatar të rasteve të mëdha të krijuara për ndeshje në Premier Ligë, por janë në vendin e 14-të për shfrytëzimin e këtyre rasteve të mëdha, me një raport 37.5%.

– Kol Palmer është përfshirë në 21 gola në Premier Ligë për Çelsin këtë sezon, duke shënuar 13 dhe asistuar tetë. Vetëm XhimiFloid Haselbaink (32 gola në sezonin 2000-01) dhe Diego Kosta (23 gola në sezonin 2014-15) janë përfshirë në më shumë gola në sezonin e tyre debutues për blutë.

– Rahim Sterling nuk ka arritur të shënojë në asnjë nga 25 paraqitjet e tij kundër Mançester Junajtid në të gjitha kompeticionet. “Djajtë” janë macja e tij e zezë.

MAN. JUNAJTID – Mançester Junajtid ka pësuar 11 humbje në kampionat këtë sezon, një më pak se barazimi i rekordit të klubit në Premier Ligë prej 12 disfatash në një sezon të vetëm: 12 në 2013-14 dhe 2021-22.

– Ata kanë fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të Premier Ligës jashtë kundër skuadrave londineze, duke humbur katër nga gjashtë të fundit.

– Skuadra e Erik ten Hagut u përball me 81 goditje në tre ndeshjet e kampionatit në mars: 27 kundër Mançester Sitit, 23 kundër Evertonit dhe 31 kundër Brentfordit.

– Mejzon Maunt shënoi golin e tij të parë zyrtar për Mançester Junajtid në barazimin e fundjavës në Brentford, në paraqitjen e tij të 14- të për klubin. Maunt shënoi 33 gola në 195 paraqitje për Çelsin në të gjitha kompeticionet përpara se të bashkohej me “djajtë e kuq”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"