Statistikat/ Një ekip spanjoll ka fituar për herë të fundit në “Old Trafford”, katalanasit me kujtime të hidhura në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 15:47

Statistikat/ Një ekip spanjoll ka fituar për herë të fundit në “Old Trafford”, katalanasit me kujtime të hidhura në Angli

Mançester Junajtid pret Barcelonën në “Old Trafford” për të luajtur ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës. Ja disa nga statistikat e ekipeve:

Lead-Pic_21-Feb_Man-Utd-vs-Barcelona

– Junajtid ka humbur vetëm 2 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi në Europë (6 fitore, 3 barazime), që të dyja 1-0 kundër ekipeve spanjolle. E fundit ishte kundër Sociedadit këtë sezon.

– Skuadra e Ksavit ruan avantazhin +8 nga vendi i dytë në La Liga. Ata kanë 18 ndeshje radhazi pa u mposhtur (16 fitore, 2 barazime) dhe katalanasit nuk i tremb forma e mirë e “Djajve” në shtëpi.

– Por Barcelona është e shqetësuar për rekordin e saj të transfertave në Europë, pasi në 9 vizitat e fundit në kompeticionet e UEFA-s, ajo ka regjistruar 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

– Katalanasit nuk kanë kujtime të bukura nga vizita e fundit në Angli. Ata u mundën 4-0 nga Liverpuli dhe kjo ishte disfata më e thellë kundër një skuadre të Premier Ligës.

– Portieri David de Gea barazoi rekordin e Piter Shmajkëllit (180 ndeshje pa pësuar për Mançester Junajtidin) në fundjavë dhe ai që do të përpiqet të ndalë këtë herë është Robert Levandovski, i cili ka shënuar 38 gola në 32 ndeshje në Europë që prej fillimit të sezonit 2018- ‘19, më shumë se çdo lojtar tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"