Statistikat interesante/ Ançeloti dhe Aguerre, dy miqtë e abonuar me 1-0!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 20:35

Statistikat interesante/ Ançeloti dhe Aguerre, dy miqtë e abonuar me 1-0!

“Mirë se erdhe sërish në Spanjë”, i tha Ançeloti Havier Aguirres kur trajneri meksikan u kthye sërish në La Liga në mars 2022 me Majorkën.

gettyimages-1422768333.jpg_242310155

Ishte një nga mesazhet e para që mbërriti në telefonin e meksikanit. Dhe të dy janë miq të shkëlqyer që e respektojnë shumë njëri-tjetrin dhe zakonisht flasin me njëri-tjetrin herë pas here. Aguirre ka lindur në vitin 1958, Karlo në 1959-ën. Të dy janë bashkëkohës, edhe pse, si lojtarë, mezi përkonin në vendndodhjen gjeografike.

Por, për shkak të karrierës së tyre paralele dhe harmonisë së mirë personale, ata shkojnë mirë me njëritjetrin. Por dy miqtë kanë dhe një gjë të veçantë. Në tetë takimet që ata janë përballur mes tyre, në 6 raste rezultati ka qenë 1-0, i fundit të shtunën. Pesë janë sukseset 1-0 të Ançelotit dhe një sukses me një rezultat të tillë për Aguirren.

ANCELOTI AGUIRRES

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"