STATISTIKAT E SITI-ARSENAL/ Haland ka humbur shënjestrën, nuk shënon në 11 nga 16 takime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 10:10

STATISTIKAT E SITI-ARSENAL/ Haland ka humbur shënjestrën, nuk shënon në 11 nga 16 takime

Mançester Siti është i pamposhtur në 38 ndeshje në “Etihad Stadium” në të gjitha kompeticionet, duke fituar 33 prej këtyre sfidave dhe duke barazuar pesë dhe vjen në përballjen e së dielës kundër Arsenalit edhe me forcën e statistikave.

city arsenal

– Skuadra e Pep Guardiolas është gjithashtu në një seri rekord klubi sa i përket golave, ku ka shënuar në secilën prej 57 ndeshjeve të fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, Siti është pa fitore pesë ndeshjet e tyre të kampionatit këtë sezon kundër skuadrave që aktualisht renditen në pesëshen e parë të klasifikimit, duke barazuar tri dhe duke humbur dy.

– Pep Guardiola e ka mposhtur Arsenalin 16 herë në karrierën e tij me Mançester Sitin, duke e pasur “viktimën” e dytë të preferuar, vetëm pas Bërnlejt, që e ka mundur 17 herë.

– Erling Haland nuk ka arritur të shënojë në 11 nga 16 paraqitjet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren.

– Kevin de Bryjnes i duhen vetëm 2 gola për të arritur shifrën 100 me fanellën e Sitit në karrierën e tij.

ARSENALI – Arsenali i ka fituar të teta ndeshjet e tij në Premier Ligë për vitin 2024, duke shënuar 33 gola dhe duke pësuar vetëm katër. – Ata fituan për herë të fundit nëntë ndeshje radhazi të kampionatit midis janarit dhe marsit 2004, gjatë sezonit që hynë në histori, duke mos u mundur asnjëherë.

– “Topçinjtë” kanë fituar vetëm një nga 19 ndeshjet e mëparshme jashtë fushe në Premier Ligë kundër kampionëve në fuqi, duke humbur secilën nga pesë të fundit.

– Skuadra e Mikel Artetës ka shënuar pesë ose më shumë gola në secilën nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe të Premier Ligës. Ata kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

– Ata do të kërkojnë që mbajnë portën e paprekur në katër ndeshje radhazi, për herë të parë që nga maji 2005.

– Kai Haverc mund të bëhet lojtari i parë që shënon në pesë ndeshje radhazi në Premier Ligë gjatë sezonit të tij debutues me Arsenalin, që prej Tieri Henrisë në 1999-2000.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"