Statistikat dhe nota, ja lojtari më i vlerësuar i Kombëtares në sfidën ndaj Andorrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 23:20

Statistikat dhe nota, ja lojtari më i vlerësuar i Kombëtares në sfidën ndaj Andorrës

Shqipëria triumfoi me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Andorrës, duke bërë detyrën në ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit “Katar 2022”. Ishte Ermir Lenjani, autori i golit që i dhuroi 3 pikë kuqezinjve, me një gjuajtje precize me të majtë brenda zonës.

Lenjani

31-vjeçari është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa është vlerësuar me notën 7. Lenjani u aktivizua 81 minuta, teksa saktësia e pasimeve ishte 68%.

STATISTIKAT DHE NOTA E EMIR LENJANIT SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Ermir Lenjani

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"