STATISTIKA / Arsenali vendos rekorde, ekipi më produktiv i Premier Ligës kalon edhe të “pathyeshmit” e titullit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 19:06

STATISTIKA / Arsenali vendos rekorde, ekipi më produktiv i Premier Ligës kalon edhe të “pathyeshmit” e titullit të fundit

Arsenali nisi vitin 2024 me një presion të madh. 2 humbjet radhazi në kampionat, u shoqëruan me eliminimin nga Kupa FA, pasi u mposhtën nga Liverpul me rezultatin 2-0. Kishin vetëm një fitore në 7 ndeshje të luajtura dhe mediat filluan ta kritikonin ekipin londinez.

sdffdsfdsfsddsfsfdsfdsfd

Disa mendonin që kanë nevojë për një sulmues të ri, madje disa filluan të kritikonin edhe trajnerin Arteta. Por që nga ajo ditë, Arsenali është përgjigjur me mënyrën më të mirë të mundshme.

Që pas rikthimit nga pushimet dimërore, “topçinjtë” kanë qenë të pamëshirshëm në kampionat dhe po thyejnë shumë rekorde. 7 fitoret radhazi kanë rikthyer të besuarit e Mikel Artetës përsëri në garën për titullin kampion.

Në 7 takimet e fundit, Arsenali ka arritur të shënojë 31 gola dhe kanë arritur të fitojnë 4 herë, me një diferencë prej 5 ose më shumë golash. Më parë, londinezet kishin arritur të fitonin me 5 ose më shumë gola vetëm 4 herë, në 154 ndeshjet e zhvilluara nën drejtimin e trajnerit spanjoll. Ata kanë një mesatare shënimi prej 4.43 golash për ndeshje, ndërsa e pësimit mbetet 0.43.

Deri më tani, kur është luajtur java e 27 e kampionatit, Arsenal ka shënuar 68 gola. Asnjëherë më parë në historinë e tyre nuk kanë mundur të shënojnë kaq shumë në këtë fazë që jemi, sesa në këtë sezon. Madje të besuarit e Artetës, kanë shënuar 15 gola më shumë se sa ekipi i famshëm i sezonit 2003/2004, që fituan edhe kampionatin e tyre të fundit duke e mbyllur si të pamposhtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"