Statistika/ Ardian Ismajli njësoj si ylli i Liverpulit, të vetmit që s’janë dribluar ende këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 16:54

Statistika/ Ardian Ismajli njësoj si ylli i Liverpulit, të vetmit që s’janë dribluar ende këtë sezon

Ardian Ismajli ka bërë një sezon fantastik me Empolin në Serinë A.

isma

Sipas Sofascore, mbrojtësi i Kombëtares nuk pa pësuar ende asnjë driblim në mbrojtje dhe ka fituar të gjitha duelet një për një gjatë sezonit 2023-2024.

Ai dhe Virgjil van Dajk janë të vetmit që sjanë dribluar në pesë ligat kryesore të Europës.

Një statistikë domethënëse dhe e rëndësishme për futbollistin kuqezi i cili shpreson të ruajë të njëjtën formë për Europianin 2024.

Riujtojmë se Ardian Ismajli verën e 2021 la Specian dhe kaloi te Empoli, aty ku është titullar i padiskutuar dhe ka kontratë deri në qershorin e 2025. Me vlerë 3 milionë euro në treg, futbollisti ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me Empolin. Kujtojmë se me Kombëtaren ai ka zhvilluar 36 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"