Starton Kategoria e Dytë, njihuni me favoritët e këtij edicioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 9:15

Starton Kategoria e Dytë, njihuni me favoritët e këtij edicioni

Pritjes i erdhi fundi, Kategoria e Dytë nis sot. Edhe pse flasim për nivelin e tretë të futbollit, duhet thënë që marrin pjesë skuadra të mëdha dhe me emër, si Besëlidhja, Luftëtari e Pogradeci.

kategoria-e-dyte

Këto konsiderohen edhe si favorite gjatë këtij sezoni, ndonëse nuk duhen anashkaluar as emra si Butrinti, Oriku, Shkumbini etj. Edhe këtë vit, skuadrat do të ketë dy grupe dhe do të zhvillohen. Tek “A”-ja bëjnë pjesë 12, ndërsa te “B”-ja 11.

FAZA “PLAY OFF”

a) Skuadrat e renditura në vendin e dytë, tretë, katërt dhe të pestë të Grupeve A dhe B do të zhvillojnë ndeshje “play off” me sistem eliminimi brenda grupit përkatës sipas skemës së përcaktuar: Vendi i 2-t¸ luan ndaj vendit t¸ 5-t¸ Vendi i 3-t¸ luan ndaj vendit t¸ 4-t.

b) Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim.

c) Në rast barazimi pas 90 minutash të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

d) Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja.

e) Në rast barazimi të ndeshjes finale pas 90 minutave të lojës së rregullt do të zhvillohen 2 x 15 minuta kohë shtesë.

f) Në rast se dhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të gjuhen 5 goditje nga pika e penalltisë për secilën skuadër.

g) Në rast se dhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që një njëra nga skuadrat nuk shënon.

h) Shpallet fituese skuadra që shënon.

FAZA “PLAY OUT”

a) Skuadra e renditur në vendin e 11-të të Grupit A do të zhvillojë një ndeshje me një takim me vendin e 10-të të Grupit B në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja.

b) Ndeshja do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja.

c) Për këtë ndeshje vlejnë rregullat e parashikuara në nenin 20 pika e,f,g dhe h.

d) Ekipi fitues do të qëndrojë në Kategorinë e Dytë.

e) Ekipi humbës do të zhvilloje ndeshje finale me vendin e tretë në klasifikimin e Kategorisë së Tretë, duke u bazuar në rregullat e nenit 28 pika pika b,c,d,e.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"