Spektakël dhe përmbysje “e çmendur”, Liverpuli merr një fitore dramtike ndaj Fulhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 17:47

Spektakël dhe përmbysje “e çmendur”, Liverpuli merr një fitore dramtike ndaj Fulhemit

E dielë “e çmendur” në premier Ligën Angleze. Ndeshje me emocione dhe bollëk golash. Çelësi i sulmuesit Armando Broja mori një fitore me vlera, por të vuajtur ndaj Brajtonit, në shifrat 3-2. Londinezët luajtën me një lojtar më pak në fraksionin e dytë, që zgjati edhe 15 minuta më shumë. Broja hyri si zëvendësues në këtë takim. Borenmuth barazoi në shifrat 2-2 me Aston Vilën.

aaaaa

Në barazim, 1-1, përfundoi edhe derbi lindor i Londrës mes Ëest Hemit dhe Kristal Palasit. Dramtik ishte edhe fitorja e Liverpulit ndaj Fulhemit, ndeshje që prodhoi 7 gola. Skuadra e Klopit fitoi në shifrat 4-3.

Liverpuli kaloi në epërsi në minutën e 20-të me autogolin e Bernd Lenos. Katër minuta më vonë, Fulhami barazoi me Uilson. Në të 38-ën

Liverpuli kaloi sërish  në avantazh me Mak Alister. Në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë, Fulhami barazoi me Teten.

Dhjetë minuta nga fundi i takimit, Fulhami kaloi në epërsi me golin e Bobi De Kordova-Reidit.

Por më pas vjen përmbysja “e çmendur” e skuadrës së Klopit. Në minutën e 87-të Endo barazoi shifrat në 3-3. Një minutë më pas Arnold shëoi golin e katërt, duke vulosur fitoren 4-3 të Liverpulit. Në orë 17:30 ka nisur takimi i fundit i javës së 14-të, Mançester Siti-Totenhem.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"