Sondazhi i “Panorama Sport” / Laçi është ekipi i dytë që do bjerë nga Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2017 | 11:14

Sondazhi i “Panorama Sport” / Laçi është ekipi i dytë që do bjerë nga Kategoria Superiore

Laçi është skuadra që do të shoqërojë Korabin në Kategorinë e Parë. Ky është mendimi i lexuesve të “Panorama Sport” në një sondazh të publikuar në faqen e internetit prej 25 ditësh ku u shtrua pyetja se cili do të jetë ekipi i dytë që nuk do të arrijë të mbijetojë në Kategorinë Superiore.

laci tirana

Rreth 5400 lexues shprehën mendimin e tyre teksa 57% votuan Laçin si ekipin e dytë pas Korabit që do të luajë sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë. Skuadra e dytë më e votuar është Tirana me 33%, ndërsa Flamurtari dhe Teuta morën nga 5% të votave.

sondazhi

Pas këtij sondazhi, lexuesit e “Panorama Sport” mund të votojnë në sondazhin e ri në lidhje me ndeshjen që do të vendosë titullin kampion mes Kukësit dhe Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"