Ski, Kupa e Botës në Slloveni/ Lara Kolturi, që përfaqëson Shqipërinë, shkëlqen në sllallom

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 20:02

Ski, Kupa e Botës në Slloveni/ Lara Kolturi, që përfaqëson Shqipërinë, shkëlqen në sllallom

Skiatorja e talentuar Lara Kolturi vijon të shënojë rezultate të pozitive për Shqipërinë në evenimentet më të rëndësishme ndërkombëtare. Kolturi ka bërë një tjetër paraqitje mjaft të mirë në garat e Kupës së Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë. Ajo spikati edhe në konkurrimin e djeshëm, një garë që nuk niste në mënyrën më të mirë për Lara Kolturin.

KOLTURI

Ndonëse startonte nga pozicioni i 55-të, ndërsa edhe kushtet e pistës ishin të vështira, Lara shkëlqeu në garën e sllallomit, duke u renditur e 13-ta me kohën 1:49.98. Sportistja kuqezi regjistroi kohën 55.50 në zbritjen e parë dhe 55.48 në të dytën. Një rezultat shumë i mirë për Kolturin, duke marrë në konsideratë moshën e re dhe konkurrencën e fortë me skiatoret më të mira të botës.

Ndërkohë gara e sllallomit u fitua nga skiatorja sllovake, Petra Vlhova, me kohë totale 1:47.62. Kujtojmë se Lara garoi edhe më 6 janar në sllallomin gjigant, duke u renditur në vend të 25-të me kohën 1:53.67, ndërsa kampione në këtë disiplinë u shpall kanadezja Valerie Grenier me kohën e përgjithshme 1:50.51.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"