Skënderbeu U-19, në Champions-in e të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2015 | 17:58

Skënderbeu U-19, në Champions-in e të rinjve

skenderbeuSkënderbeu i trajnerit Josa është shumë pranë arritjes historike, duke u bërë i pari klub shqiptar që merr pjesë në fazën e grupeve të Kupave të Europës.

Në rast se të besuarit e Josës arrijnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, automatikisht mund të përfitojë edhe Skënderbeu U-19 për të marrë pjesë në Champions-in e të rinjve. Pritet që për herë të parë këtë sezon në këtë kompeticion të marrë pjesë edhe një ekip të rinjsh nga Shqipëria.

Në rast se Skënderbeu i Josës nuk e arrin kalimin në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, e drejta e përfaqësimit në “UEFA Youth League” pritet t’i kalojë Partizanit U-19, që u shpall kampion në sezonin e fundit në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"