SKËNDERBEU-TEUTA/ Dyshime për një penallti të padhënë, ja rastet për moviolë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 20:56

SKËNDERBEU-TEUTA/ Dyshime për një penallti të padhënë, ja rastet për moviolë (VIDEO)

Një ndeshje me raste të shumta për moviolë, ku përgjithësisht gjyqtarët morën vendime të drejta, me të vetmin rast të dyshimtë, kur në minutën e 67- të, Enea Jorgji, nuk akordoi penallti për Teutën. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet e dyshimta.

Skenderbeu-Teuta

23′ Goditje dënimi për Teutën, Avdyli kroson në zonë, aty ku Hreljiç devijon me kokë dhe shënon, por goli anulohet nga anësori Mahmuti. Pamjet filmike tregojnë se boshnjaku ishte më i avancuar se mbrojtësit e Skënderbeut, vendim i drejtë i anësorit.

25′ Avdyli kombinon me Kuron në krahun e majtë dhe ky i fundit kroson në zonë, aty ku pas devijimit nga Koliçi të topit është Kallaku që kërcen me kokë dhe e dërgon në rrjetë, 1-1. Në këtë moment ka pretendime nga korçarët për pozicion të parregullt të Gomes, që pa u futur topi në rrjetë, kërkon ta devijojë me këmbë. Pamjet filmike i japin të drejtë anësorit Mahmuti, pasi edhe nëse do të devijonte topin Gomes, ishte OK, sepse mbahej në lojë nga Imami.

45+2′ Penallti për Skënderbeun. Meksi kroson në hyrje të zonës nga e djathta dhe durrsaku e prek topin me dorën e hapur. Vendim i drejtë i gjyqtarit Jorgji.

52′ Koliçi lëshon topin nga duart për të goditur i ndodhur brenda zonës, por aty afër është Hreljiç që ia merr dhe më pas Emiljano Vila e dërgon në rrjetë. Sipas rregullores, lojtari kundërshtar duhet të dalë nga zona në momentin që topi është në zotërim të portierit. Pra, nuk mund ta pengojë portierin kur e ka topin në zotërim. Gjyqtari Jorgji e anuloi golin dhe ndëshkoi me të verdhë Hreljiç, duke marrë një vendim të drejtë.

67′ Beqja harkon në zonë te Çyrbja, që ul topin dhe më pas rrëzohet në duel me Imamin. Pamjet filmike tregojnë se mesfushori i Teutës e ka prekur i pari topin, e më pas është rrëzuar pas kontaktit me Imamin. Jorgji nuk jep penallti, por gabon edhe pse i ndodhur afër aksionit.

90+1′ Kalaja gjuan brenda zonës dhe topi preket me dorë nga Pollozhani. Penallti dhe karton i dytë i verdhë për mbrojtësin, që del nga loja me të kuq. Vendim i drejtë i kryesorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"