Skënderbeu në ndihmë të Lekbellos, gjysmat e biletave për kurimin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2017 | 18:33

Skënderbeu në ndihmë të Lekbellos, gjysmat e biletave për kurimin e tij

Pas sensibilizimit të grekëve për të ndihmuar financiarisht kurimin e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Artur Lekbello, diçka e tillë po bëhet edhe në Shqipëri.

skenderbeu lekbello

Klubi i basketbollit të Tiranës ishte i pari që vendosi të organizonte një ndeshje miqësore dhe të ardhurat e biletave t’i jepte për Lekbellon. Pas tyre, sensibilizimi u shtri edhe në futboll teksa të parët që reaguan janë klubi kampion i Skënderbeut.

Korçarët kanë vendosur që gjysma e të ardhurave nga biletat e shitura për ndeshjen Skënderbeu-Tirana do të shkojnë në ndihmë të ish-futbollistit të njohur.

Njoftimi i Skënderbeut

skenderbeu fb

Postimi i Skënderbeut në Facebook

“Të ardhurat e biletave për Artur Lekbellon!

Bordi drejtues i klubit me në krye presidentin Takaj pasi janë njohur me gjëndjen e rëndë shëndetësore të Artur Lekbello, ish lojtar i kombëtares Shqiptare, Tiranës dhe Arisit kanë vendosur që 50% e të ardhurave nga shitja e biletave të ndeshjes, Skënderbeu-Tirana që do të zhvillohet nesër të shkojnë për kurimin e Arturit. Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ fton të gjithë faktorët sportiv në vënd të sensibilizohen me Arturin. Ne nuk mund të ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë një! #mearturin #jemiskënderbeu #ejanëstadium”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"