Skënderbeu mendon për merkaton, Gvozdenoviç “piketon” rikthimin e një korçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 21:27

Skënderbeu mendon për merkaton, Gvozdenoviç “piketon” rikthimin e një korçari

Skënderbeu u ngjit në elitë dhe do të rikthehet për të qëndruar tashmë. Plani është i qartë, ndaj edhe klubi po mendon që tani për merkaton. Janë piketuar direkt lojtarët që Ivan Gvozdenoviç kërkon të ketë në dispozicion. Edhe pse është ende herët për të bërë afrime, puna ka filluar.

gvozdenovic

Klevis Shaqe duket se është i përzgjedhuri i parë i trajnerit. Pasi ka zhvilluar një kampionat të mirë me beratasit, mbrojtësi ka rënë direkt në sy te tekniku i bardhekuqve.

Ai e sheh si një lojtar me vlera për edicionin e ardhshëm. 23-vjeçari ka dalë nga akademia e Skënderbeut dhe ka provuar aventura të ndryshme me ekipet e Kategorisë së Parë, por ka luajtur edhe në Kosovë si pjesë e Drenicës. Ai konsiderohet një alternativë e rëndësishme për krahun e majtë.

Shaqe

Bisedimet kanë nisur mes palëve, duke shfrytëzuar edhe faktin se Shaqes i përfundon kontrata në qershor. Ditët në vijim priten zhvillime të reja, madje është parashikuar një takim mes palëve në javët e ardhshme.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"