Skënderbeu historik, rekord në Europë, likuidojnë Milsamin dhe shkojnë në “play-off” (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 23:03

Skënderbeu historik, rekord në Europë, likuidojnë Milsamin dhe shkojnë në “play-off” (Video)

skenderbeuSKËNDERBEU-MILSAMI 2-0
GOLAT: Salihi 17′, Progni 55′
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskuerdinja (Abazi 46′), Shkëmbi, Lilaj, Nimaga, Progni (Ademir 75′), Berisha, Salihi (Hristov 78′). (në dispozicion: Llapanji, Lulaj, Dema, Abilaliaj). Trajner: Mirel Josa
MILSAMI: Mitu, Rasulov, Erhan (Gheti 57′), Racu, Shedrak, Rasulov, Patras, Andronik, Kojocari, Antoniuk (Zariçnyk 67′), Belak (Bud 46′). Trajner: Iurie Osipenco
KARTONË TË VERDHË: Antoniuk 45′ / Eskuerdinja 34′, Vangjeli 48′, Ademir 90+2′;
KARTON I KUQ: Andronik 14′
GJYQTARET: Artur Dias, Rui Tavarez, Puolo Suarez (Portugali)

Historike! Skënderbeu kualifikohet për herë të parë në fazën “play-off” të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, Liga e Kampioneve. Nga dje, korçarët hapën një faqe të re për futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Sërish fitore 2-0 ndaj moldavëve të Milsami Orheit për të vulosur kualifikimin spektakolar, që në bazë të rregullores së UEFA-s do të thotë sigurim të pjesëmarrjes në fazën në grupe të Ligës së Europës. Kjo është hera e parë për një klub shqiptar që do të ketë shansin të futet në “sallonet vip” të futbollit europian, pasi i duhet të luajë edhe dy ndeshje, për të tentuar kualifikimin në fazën e grupeve të Champions-it. Pas pesë viteve kampion radhazi, bardhekuqtë e “arkitektit” Mirel Josa shkruajtën me germa të arta emrin e tyre në këtë sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm për Skënderbeun, por për të gjithë futbollin shqiptar. Nga ky moment, Skënderbeu përfiton të ardhura të çmendura, që kurrë një klub i Kategorisë Superiore nuk i ka prekur. Plot 6.1 milionë euro shkojnë në arkën e korçarëve si shpërblim nga UEFA për arritjen e deritanishme. Mirëpo, ëndrra vazhdon dhe në lojë është rekordi tjetër, 14 milionë euro, gjithnjë nëse kampionët arrijnë të kalojnë edhe fazën “play-off”, duke u futur në grupet e Champions-it

Pjesa e parë Korçarët e nisin vrullshëm dhe hidhen menjëherë në sulm. Berisha kroson nga e majta për Salihin, ky i fundit godet me kokë, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 14-të Andronic shkakton një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj Eskardinjës dhe arbitri nuk ka hezituar duke e ndëshkuar me karton të kuq. Milsami me 10 lojtarë. menjëherë pas këtij episodi vjen edhe goli për korçarët. Berisha hedh një top në zonë nga e majta, Nimaga tenton me një gjuajtje me të majtën por grushton portieri mik, aty pranë ndoshet si gjithmonë Hamdi Salihi i cili nuk mund të gabojë dhe godet në mënyrë perfekte me kokë duke kaluar korçarët në avantazh. Pas golit të shënuar korçarët kthehen mbrapa dhe duan të administrojnë rezultatin. Duke e bërë këtë ata i lenë disa hapësira kundërshtarit duke i krijuar mundësinë të kërcënojë. Në minutën e 44-ët një gabim trashanik i Kristi Vangjelit i jep mundësinë Belakut të dalë i vetëm përballë Shehit, portieri i korçarëve detyrohet të bëjë një super pritje duke e shpëtuar portën nga një gol i sigurt. Pjesa  e parë mbyllet 1-0.

Pjesa e dytë  Edhe fraksioni i dytë nis me Skënderbeun përpara. Kundërsulm i korçarëve me Salihin dhe Prognin, ky i fundit kroson nga e djathta drejt zonës dhe aty Berisha provon me një gjysëm roveshate, por topi përfundon jashtë kuadratit. Në minutën e 55-të vjen edhe goli i dytë. Vangjeli jep një pasim perfekt nga krahu i djathtë për Prognin që del i vetëm përballë portierit dhe godet fort me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë. 2-0 dhe gjithçka duket e mbyllur. Më minutat e mbetura Milsami nuk bën asgjë për t’i prishur festën Skënderbeut dhe gjithçka mbtllet me fitoren historike të ekipit të Josës. Tashmë një rrugë e gjatë e pret këtë ekip pasi grupet e Europa League janë arritur zyrtarisht.

Minutat:

90′ Ademir ka një mundësi të mirë për të trefishuar por goditja e tij përfundon mbi traun e portës
88′
Tifozët po fillojnë të dalin nga shkallët e stadiumit për të mos krijuar radhë të gjata kur ajo të ketë përfunduar
84′
Shkëmbi provon vertikalizimin për Nimagën por del portieri Mitu duke kontrolluar topin
78′
Zvëndësimi i tretë te Skënderbeu, largohet Salihi, në fushë bullgari Hristov.
77′
Sërish i papërmbajtshëm Bernard Berisha në krahun e majtë që niset me shpejtësi drejt zonës, pason në qendër ku gjen krejtësisht të lirë Sabjen Lilajn, por ky i fundit i shqetësuar edhe nga shoku i tij gjuan keq dhe i jep mundësinë portierit të presë topin.
76′
Zvëndësim tjetër te Skënderbeu, largohet Progni, në fushë Ademir.
74′
Shedrak kroson nga e mjata drejt zonës por topi mer një trajektore të cuditshme dhe devijohet me vështirësi nga Shehi në goditje kendi.
67′
Korçarët administrojnë lojën duke u përpjekur njëkohësisht për të kërcënuar.
64′
Tjetër mundësi e artë për Skënderbeun, por shtylla shpëton Milsamin. Pas një krosimi nga e majta, Salihi godet tokazi me të majtën nga brenda zone, por topi përplaset në shtyllë .
62′
Aksion spektakolar i Berishës që dhuron spektakël duke shmangur 2 kundërshtarë por gabon në pasimin e fundit.
57′
Vangjeli provon me një goditje nga jashtë zone, por jashtë kuadratit.
55′ GOOOOOOL SKENDERBEU, shënon Progni.
Vangjeli jep një pasim perfekt nga krahu i djathtë për Prognin që del i vetëm përballë portierit dhe godet fort me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.
53′
Kundërsulm i korçarëve me Salihin dhe Prognin, ky i fundit kroson nga e djathta drejt zonës dhe aty Berisha provon me një gjysëm roveshate, por topi përfundon jashtë kuadratit.
51′
Koridor i Shkëmbit për Lilajn që gjendet i vetëm brenda zonës, ky i fundit kthen mbrapa për Salihin që godet me të djathtën por pret Mitu.
48′
Karton i verdhë edhe për Kristi Vangjelin pas faullit ndaj Antoniuc.
46′
Ka nisur pjesa e dytë, këtë herë topin e luajnë moldavët, Abazi ka hyrë në fushë duke zënë vendin e Eskardinjës.

Goli i Gerhard Prognit:


Goli i Hamdi Salihit:

Mbyllet pjesa e parë 1-0 për korçarët
45+1′ Antoniuc ndëshkohet me karton të verdhë
44′
Gabim trashanik i Kristi Vangjelit dhe Belak del i vetëm përballë Shehit, portieri i korçarëve detyrohet të bëjë një super pritje duke e shpëtuar portën nga një gol i sigurt
41′
Sërish kërcënues moldavët por largon rrezikun Orges Shehi
40′
Rast ideal për Skënderbeun, por kësaj here shpërdoron Saligi, bomberi shkodran merr një pasim perfekt nga Progni që kroson nga e djathta por nuk e kontrollon dot topin
34′
Eskardinja shkakton faull në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë
30′
Sërish Patras, sulmuesi i Milsamit këtë herë ndalet ndalet nga shtylla, minuta jo të mira për Skënderbeun
29′ Patras shfaqet sërish kërcënues për moldavët pasi godet nga brenda zonës, por për fat të mirë topi përfundon jashtë.
27′
Dy goditje kendi rradhazi për Milsamin, por pa rrezik për portën e Orges Shehit.
23′
Kombinime perfekte mes Salihit dhe Vangjelit brenda zonës kundërshtare, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit e Milsamit dhe largojnë rrezikun.
19′
Korçarët vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme.
17′ GOOOOOL SKENDERBEU, shenon Salihi 
Berisha hedh një top në zonë nga e majta, Nimaga tenton me një gjuajtje me të majtën por grushton portieri mik, aty pranë ndoshet si gjithmonë Hamdi Salihi i cili nuk mund të gabojë dhe godet në mënyrë perfekte me kokë duke kaluar korçarët në avantazh.
14′
Andronic shkakton një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj Eskardinjës dhe arbitri nuk ka hezituar duke e ndëshkuar me karton të kuq. Milsami me 10 lojtarë.
10′ Kërcënojnë moldavët, Patras gjuan me të majtën , por pa shqetësim për Orges Shehin.
06′
Korçarët sulmojnë por Milsami mbrohet mjaft mirë.
02′
Skënderebu e nis menjëherë në sulm, Berisha kroson nga e majta për Salihin, ky i fundit godet me kokë, por topi përfundon jashtë.
01′ Ka nisur takimi me topin e parë të luajtur nga korçarët.

salihi

Të dyja ekipet po kryejnë nxehmjen dhe duken gati për startin e takimit

ske

Në tribunë edhe Tan Mezja, personazhi gazmor që i sjell fat Skënderbeut
tan

19:55′ Ekipi korçar zbret në fushë për të kryer nxehmjen
korc

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi mbërrin në stadium për të ndjekur nga afër takimin

de biazi

Gafa, Milsamit i vihet logoja e Kukësit
gafa

Tifozët, e shumtë në numër po fillojnë të mbushin shkallët e stadiumit
live

Delegati nuk lejoi të futeshin banera në stadium, ndërhyjnë drejtuesit korçarë dhe situata zgjidhet

Forcat e sigurisë në “Elbasan Arena” nuk kanë lejuar tifozët korçarë të fusin në stadium banerat e tyre nëpërmjet të cilëve do të shpalosnin edhe koreografinë në takimin e sotëm. Ka qenë delegati i ndeshjes ai qe ka dhene urdher qe policia te mos lejoje banera ne stadium. Ultrasit korcarë kërkojnë takim me kreret e klubit për të futur banerat dhe një pjese e tyre pasi kanë kaluar kontrollin po qëndrojne aty derisa situata të zgjidhet. Ndërkohë pjesa tjetër e tifozëve po futet normalisht në stadium. Pas bisedimeve, problemi u zgjidh dhet tifozët futin banerat në stadium.

ban

permeti

mando

Ora 19:05′ Skuadra e Milsamit arrin në stadium
mil

Ora 19:00′ Skuadra e Skënderbeut arrin në stadium
sk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"