Shqipëria, me stilin e lirë në “Adem Jashari”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2014 | 14:32

Shqipëria, me stilin e lirë në “Adem Jashari”

MundjePër të shtatin edicion radhazi, Federata Shqiptare e Mundjes do të jetë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” me kombëtaren e stilit të lirë. Sipas sekretarit të përgjithshëm, Ndriçim Spahiu, mundësit e përzgjedhur për turneun që do të mbahet në Prishtinë janë kampionët e të rriturve të shpallur më 15 nëntor në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Veç tetë kampionëve, me përfaqësuesen do të udhëtojë edhe mundësi Fatjon Baro i peshës 125 kg. Lista e plotë është si vijon: Islam Islamaj (Teuta) pesha 57 kg; Veli Susuri (Kukësi) pesha 61 kg ; Elton Azuni (Teuta) pesha 65 kg; Vilson Ndregjoni (Teuta) pesha 70 kg; Qamil Bajrami (Vllaznia) pesha 74 kg; Blerim Isederi (Kukësi) pesha 86 kg; Edon Shala (Kukësi) pesha 97 kg; Egzon Shala (Kukësi) pesha 125 kg. Trajner i kombëtares është Fuat Brahi. Gjithashtu, pjesë e delegacionit do të jetë edhe presidenti i federatës, Martin Biba, dhe sekretari Spahiu. Në aktivitetin epilog kombëtar të 2014-s, vendin e parë e zuri Besëlidhja në stilin klasik dhe Teuta në stilin e lirë, ndërsa si sportistët më të mirë u përzgjodhën Shpresim Gjana (Olimpik G) dhe Qamil Bajrami (Vllaznia).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"