Shpëtimtari Mensah tremb Laçin, e ardhmja ngelet pezull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2017 | 16:28

Shpëtimtari Mensah tremb Laçin, e ardhmja ngelet pezull

Në dallim nga edicionet e shkuara, Laçi i sezonit 2016-2017 ka kaluar një vit plot peripeci. Kurbinasit ishin të destinuar që në fillim të luftonin për mbijetesë, mision i cili u arrit vetëm në vërshëllimën përfundimtare të sezonit, ku të shtunën skuadra e trajnerit Stavri Nica fitoi 2-1 ndaj Teutës.

Pjesa e parë e kampionatit ishte shumë e errët për laçianët, por falë ndërhyrjeve të bëra në merkaton e dimrit, si dhe marrja e drejtimit të ekipit nga trajneri Stavri Nica në javët e fundit, bëri që Laçi të siguronte mbijetesën.

Emanuel Mensah ishte një nga përforcimet cilësore që presidenti Laska bëri në janar. Ganezi ishte heroi i ndeshjes së luajtur në Laç ndaj Teutës dhe me golin e shënuar në pjesën e dytë, bëri të mundur sigurimin e mbijetesës.Mensah Laci

Në një prononcim për “Panorama Sport” pas suksesit me durrsakët, Emanuel Mensah tha se ishte një fitore e rëndësishme dhe golin ua dedikon shokëve të skuadrës. “Jam shumë i lumtur për fitoren dhe mbi të gjitha për faktin që qëndruam në Superiore.

Ne kemi pasur një ecuri shumë të mirë në javët e fundit dhe morëm pikë të vlefshme ndaj rivalëve të fortë edhe në transfertë. Golin ua dedikoj lojtarëve dhe shokëve të skuadrës, të cilët bënë gjithçka në fushë”, tha Mensah.mensah

Ai foli edhe për të ardhmen, por nuk premtoi nëse do të qëndronte. “Është koha për pushime tani dhe më vonë do të mendoj se çfarë do të bëj”, tha Mensah pas ndeshjes. Ndërkaq, kurbinasit kanë nisur pushimet dhe pritet që të grumbullohen në qershor për të startuar fazën përgatitore për sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"