Shpërthen Cungu: Këtu është ligji ‘kush bën presion, fiton’!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2017 | 19:29

Shpërthen Cungu: Këtu është ligji ‘kush bën presion, fiton’!

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, mendon se vendimet e gjyqtarit sot janë të pakuptu4eshme dhe dalin jashtë kornizave të futbollit. Ai pranoi në “Gol pas Goli” se ka mbetur i habitur mbi mënyrën se si kryesori dhe anësori ndërruan mendim për golin e shënuar nga Vllaznia vetëm pasi skuadra kundërshtare i bëri presion “xhaketave të zeza”.

cungu

Për tensionin në fund të ndeshjes

“Besoj se gjyqtari e bëri vetë të nxehtë këtë ndeshje. Në përgjithësi, loja nuk kishte probleme me përjashtim të golit, a ishte me dorë apo jo, nuk e përcaktoj nga pankina, është moviola dhe specialistët që mund ta bëjnë dhe nuk më duhet të flas. Jepet gol, edhe anësori e jep. Shkoj që të mos krijoj konflikte duke larguar sportistët, me qytetari.

Në ato momente që largoj ekipin, ushtron presion ekipi kundërshtar dhe ndërron vendimi. Kjo nuk ndodh në asnjë vend në bote. Ndoshta nuk duhet të bëhemi qytetarë, pro do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk do të tregoheni as vandalë e as kanibalë”.

Keqardhje për një mundësi të humbur nga Vllaznia për të fituar

“Keqardhja është e madhe për mënyrën se si luajti ekipi, ka bërë një lojë jashtëzakonisht të mirë, lojë ku vuri vazhdimisht në presion kundërshtarin, duke mos e lënë të vinte në portën tonë asnjëherë. Fituam një penallti për të cilën nuk do të flas, se është pjesë e futbollit.

Por patëm edhe mundësi e raste të tjera, me pak kujdes edhe mund të kishim shënuar. Është keqardhje e madhe që nuk fituam për mënyrën se si luajti ekipi. Edhe pse në superioritet numerik, kundërshtari e bëri shumë të vështirë, isha i bindur që nuk do ta kishim të lehtë të shënonim, goditëm shtyllën edhe me Hebajn.

E keqja ishte ky incident ku gjyqtari mund ta anulonte golin që në fillim dhe nuk kishte pse acarohej loja e publiku në këtë mënyrë. Në momentin kur tërheq ekipin për të mos pasur probleme me kundërshtarët, i bëhet presion dhe e pranon nga ata. Duket që këtu është ligji ‘kush bën më shumë presion fiton’. Fatkeqësisht ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Në fakt jam krenar për këtë gjë”.

Pikët apo lojën e mirë?

“Mund të pranoj lojën e Laçit që ishte aspak e mirë dhe dolëm me tre pikë. Në këtë moment, pikët janë shumë më të rëndësishme se loja. Luajtëm gjithçka për gjithçka, me përjashtim të dy mbrojtësve të qendrës, pjesa tjetër e skuadrës ishte ofensive, hodhëm në fushë të gjithë sulmuesit në dispozicion. Rrezikuam shumë vetëm për të marrë tripikëshin. Por episode të tilla vendosën fatet e ndeshjes.

Për lëvizjen taktike me Krymin dhe lojën nga krahët

“Lëvizja ishte e thjeshtë por të jep superioritet për të nxjerrë topin nga prapavija, që nga porta. E bëmë shumë mirë dhe me ndihmën e krahëve si Gurishta e Gocaj për të shkuar te porta kundërshtare. E bëmë disa herë në pjesën e parë dhe të dytë. Fatkeqësisht nuk arritëm të merrnim tre pikët që i kërkuam shumë, brenda kornizës së futbollit me shumë qytetari”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"