“Shpërthejnë” bardheblutë, goleadë ndaj të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2015 | 15:47

“Shpërthejnë” bardheblutë, goleadë ndaj të rinjve

Tirana-Kukesi 3-1, Curri ka shenuar nga 50 metra largesiTIRANA-TIRANA U-19 10-1
GOLAT: Morina 16′, 24′, 26′, 76′, Bushiç 15′, 35′ 47′, 64′, Bakaj 21′, Malaj 38’/ Prendi 86′
TIRANA: Frashëri, Taku, Bulku, Curri, Idrizaj, Hyshmeri, Malaj, Muça, Bakaj, Morina, Bushiç; Trajner: Gugash Magani
TIRANA U-19: Hysaliu, Nuriu, Bekteshi, Merdosti, Shpuza, Horanlli, Koldashi, Peçi, Doka, Halili, Mersini; Trajner: Bedri Omuri

Shpërthen Tirana dhe sulmi i saj. Bardheblutë kanë fituar 10- 1 miqësoren e parë të zhvilluar për këtë periudhë përballë U-19, të drejtuar nga Bedri Omuri. Kundërshtari në fakt nuk ishte superior, megjithatë ky test u ka shërbyer mjaft bardhebluve për të parë veten se ku janë, pse jo edhe për moral. 19-vjeçarët e akademisë, përtej dëshirës, e patën të pamundur që të gjenin rrjetën dhe të vinin në vështirë- si tre portierët e ekipit të parë. “Pokeri” i Morinës dhe ai i Bushiç, si edhe golat e Malajt me Bakajn kanë vulosur rezultatin final të kësaj sfide.

Ekipi i Omurit e ka pasur të vështirë që të krijojë raste, megjithatë në fundin e këtij testi shënuan golin e “nderit” me anë të Prendit. Tirana e ka zgjidhur shumë shpejt këtë ndeshje, duke shënuar shtatë gola që në pjesën e parë, duke i dhënë mundësi Maganit që të aktivizojë edhe lojtarët e tjerë në dispozicion. I pari që hapi siparin ishte Bushiç, vetëm një minutë më vonë shënoi Morina. Ky i fundit realizoi edhe dy tjerë në 24-n e 26-n, pas aksioneve të rrjedhshme dhe kombinimeve të bukura në zonë. Në një ditë të mirë ishte edhe kroati, i cili dukej i etur për gola dhe këtë e dëshmoi dje. Lojtari dha mesazhe kthese, dhe sidomos pas zërave të shumtë që lakojnë largimin e tij. Klubi do tentojë që t’i ulë rrogën, por se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë. Kjo ndeshje ka qenë e para për këtë fazë përgatitore, pasi në Durrës janë programuar edhe tri të tjera, sigurisht me kundërshtarë më të fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"