SHORTI/ “Klasike” Milan-Roma, Gjimshiti sfidon Liverpulin. Njihuni me sfidat e fazave të ardhshme në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 23:46

SHORTI/ “Klasike” Milan-Roma, Gjimshiti sfidon Liverpulin. Njihuni me sfidat e fazave të ardhshme në Ligën e Europës

Liga e Europës hodhi shortin për fazën çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, me spektaklin që nuk mungon as në kompeticionin e dytë europian pas Champions-it.

GETTY_UEFA-Europa-League-2022-23-Group-Stage-Draw_SPO_GYI1418157668jpg-JS755839273

Një klasike italiane ajo mes Milanit dhe Romës, teksa Liverpuli sfidon Atalantën e Berat Gjimshitit.

Një takim i fortë është edhe ai mes Bajer Leverkusenit dhe Uest Hemit, teksa Benfika do të përballet me Olimpik Marsejën.

Në gjysmëfinale, fituesi i Milan-Roma do të ndeshet me fituesin e Leverkusen-Uest Hem, ndërsa fituesi i Benfika-Marsejë do të luajë kundër fituesit të Liverpul-Atalanta.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, ndërsa të kthimit më 18. Sa i përket gjysmëfinaleve, ndeshjet e para do të luhen më 2 maj, ndërsa të kthimit më 9.

Finalja e madhe do të zhvillohet në Dublin më 22 maj.

SHORTI:

FINALJA:

FITUESI/GJYSMËFINALE 1 – FITUESI/GJYSMËFINALE 2

GJYSMËFINALET:

2-MILAN/ROMA – BAJER LEVERKUSEN/UEST HEM

1-BENFIKA/MARSEJË – LIVERPUL/ATALANTA

ÇEREKFINALET:

BENFIKA-MARSEJË

BAJER LEVERKUSEN-UEST HEM

LIVERPUL-ATALANTA

MILAN-ROMA

SKUADRAT:

ATALANTA

BAJER LEVERKUSEN

BENFIKA

LIVERPUL

MILAN

MARSEJË

ROMA

UEST HEM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"