Short në gjysmëfinale, 50 milionë dhe Europa për fituesin e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 19:41

Short në gjysmëfinale, 50 milionë dhe Europa për fituesin e Kupës së Shqipërisë

Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi dhe Laçi janë 4 ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.  Deri më tani, ecuria në këtë kompeticion ka qenë e përcaktuar në bazë të dy grupeve, me një skemë fikse që ka përballur ekipet fazë pas faze. Ndërsa për të mësuar çiftet gjysmëfinaliste, të 4-ta ekipet do të jenë në një short të lirë.

kupa e shqiperise

SHPËRBLIMI – Krahas lavdisë së trofeut, Kupa e Shqipërisë është një kompeticion për të cilin ka një shpërblim të përcaktuar nga FSHF-ja. Bëhet fjalë për 50 milionë lekë të vjetër që i jepen skuadrës fituese në këtë kompeticion. Mirëpo, ky nuk është i vetmi shpërblim monetar që merr ekipi fitues. Kupa është gjithashtu një biletë që garanton pjesëmarrjen në Europë. Si e tillë, pjesëmarrja në turin e parë kualifikues të Europa Ligës, e cila shpërblehet me 225 mijë euro, e çon shpërblimin minimal të mundshëm që është i garantuar, në afro 300 milionë lekë (të vjetër). Këto janë arsye të mjaftueshme për impenjimin maksimal në këtë kompeticion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"