Shkollë private dhe disiplinë, si Pep Guardiola fabrikon lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 12:16

Shkollë private dhe disiplinë, si Pep Guardiola fabrikon lojtarët

Mëngjesin e së hënës, lojtarët U15 të Mançester Sitit shkuan në shkollën private të “St Bede”, e cila ka një kosto 13,300 pand në vit.

guardiola

Disa prindër të cilët nuk kanë makina, morën trenin dhe autobusin për të arritur në klasë në kohë dhe derisa të përfundonte dita, ai udhëtim ishte e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësoheshin. Deri në momentin që autobusi është gati për të marrë skuadrën për një udhëtim 6.5 km në Akademinë e Futbollit të Sitit pasdite, gjithçka është e llogaritur. Ushqimi përpara stërvitjes është drithëra, me kompletin e tyre të stërvitjes tashmë të vendosur në dhomën e zhveshjes, një seancë që mëson mënyrën e Pep Guardiolës dhe më pas një vakt i nxehtë me proteina të larta. Lëngjet e frutave janë gati, të ndërtuara nga dietologu i akademisë. “Gjithçka është aty për ta”, thotë një burim për “Daily Mail”. “Akademia e Sitit drejtohet si disa klube të Premier Ligës. Është si një klub më vete”.

RIVALËT Veriperëndimi i vendit është një luftë për talentet mes katër ekipeve të mëdha të rajonit – Sitit, Liverpulit, Junajtidit dhe Evertonit. Gjigantët e Mançesterit kishin në derbi rreth 10 lojtarë të akademive respektive në “Etihad” të dielën, edhe për shkak të dëmtimeve të “djajve”. Ata të gjithë përpiqen të zhvillojnë lojtarë në mënyra të ndryshme. Programi i Junajtidit është më pak i programuar, i fokusuar në individualitetin dhe talentin, ndërsa Siti i trajton 12- vjeçarët si miniprofesionistë, me psikologë dhe ndihmë shtesë në dispozicion me një të kërcitur të gishtave. Arsimi privat i jep qytetit një avantazh. Xhejms MekAti, tani 21 vjeç dhe i huazuar te Shefilld Junajtid, ishte pjesë e grupit të parë që ndoqi shkollën “St Bede” dhe klasat e saj. Zakonisht ka rreth 100 fëmijë të Sitit atje në çdo kohë.

Edhe nëse një fëmijët largohet nga klubi, ata do të kalojnë të mbyllin shkollën e mesme atje pa pagesë. “Është një joshje e madhe për prindërit”, tha një burim. “Ai shkollim nuk është për të gjithë, por familjet e shohin atë si një tërheqje të madhe”. Mënyra se si Siti planifikon stërvitjet për fëmijët e tyre me manekine, duke lënë në hije lëvizjet e ekipit të parë, ndoshta nuk u përshtatet të gjithëve. Shkolla e “qytetarëve” ka shitur rreth 150 milionë paund talente gjatë dy verave të fundit, të rinj të shpërndarë në dy divizionet kryesore të kampionatit vendas dhe jashtë vendit. Por edhe “djajtë”, të cilët po përpiqen të fitojnë titullin U-18 pas katër titujve radhazi të fituara nga Siti, ende po u ofrojnë menaxherëve të tyre gjak të ri. Njëri është Kobie Maino, një zbulim që nga debutimi, i cili dikur ishte një mesfushor sulmues.

SHLYHEN INVESTIMIN Ajo që Junajtid tani duhet të deshifrojë është se si të fitojë para nga grupi i të rinjve në mënyrën se si bëjnë fqinjët e tyre, në një garë financash më të ashpër se kurrë. Në një plan të kryesuar nga presidenti Khaldon Al Mubarak, pronarët e Sitit investuan 200 milionë paund në kompleksin e tyre të stërvitjes. Një dekadë më vonë, ajo e ka shlyer veten. “Lojtarët e akademisë, me ne kanë diçka të veçantë që funksionon gjithmonë”, tha Guardiola. “Mos më pyet pse, kjo ndodh gjithmonë. Me Fair Play-n Financiar, është një mënyrë për të qenë i qëndrueshëm financiarisht”. Ky do të jetë viti i parë që nga viti 2021 që Siti nuk ka kryesuar të dyja ligat U-18 dhe U-23, teksa po shkojnë në një cikël të ri.

Viti i tyre i dobët në nivelin U23, pas tre sezoneve radhazi kampionat, vjen më shumë prej skuadrës së papërvojë që ka ngelur pas largimit të lojtarëve drejt skuadrës së parë dhe më gjerë. Ata ende po korrin përfitimet e marrjes së Rodolfo Borrellit nga Liverpuli në vitin 2014, drejtori teknik katalanas që zbaton metodat e stërvitjes nga Barcelona, të cilat janë ende duke u përdorur në 16 fusha të ndryshme. Ai vazhdoi të ishte pjesë e stafit të Guardiolës, por Xhejdën Uillok – tani drejtor sportiv i Sauthempton dhe i joshur nga Junajtid – mori përfundimisht frenat dhe vazhdoi punën e tij.

“Rodo është një gjeni me mënyrën se si punon”, tha një burim. “Ka pasur gjithmonë një shpjegim dhe arsye pse ata po bëjnë diçka. Ai i zbërthen gjërat për të pasur kuptim të përsosur”. Që nga ardhja e tij në vitin 2016, Guardiola sigurisht ka vënë re një ndryshim në cilësinë e atyre që janë ftuar të stërviten me të. “Ata i përvetësojnë konceptet lehtë, më mirë, më shpejt,” tha ai. “Nuk janë vetëm aftësitë e tyre, ka të bëjë me mënyrën se si sillen, respektin, mënyrën se si dëgjojnë. Ata bëjnë debutimin e tyre, por nuk shkojnë dhe thonë ‘ah tani unë jam një lojtar i vjetër’ – është krejtësisht e kundërta. Kjo do të thotë shumë. Kur luan Riko (Ljuis) ose Fill (Foden) – Kol (Palmer) në të kaluarën – tani Oskar (Bob), nuk ka të bëjë me ta dhe nuk ka të bëjë vetëm me talentin. Është etikë pune, fleksibilitet. Shkoni në shkollë dhe silluni mirë. Ndiqni mësuesit tuaj, bëni detyrat e shtëpisë. Një njeri më i mirë është një lojtar më i mirë. Nuk ka sekrete për këtë”, thotë Pep. Tani i takon drejtorit të ri të akademisë, gjermanit Tomas Kruken, të vazhdojë të dërgojë përpara një punë për të cilin “qytetarët” do të jenë shumë krenarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"