Shkëndija nuk ka fat në short, zbulohet kundërshtari për turin e dytë në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 12:50

Shkëndija nuk ka fat në short, zbulohet kundërshtari për turin e dytë në Ligën e Kampioneve

Pasi mësoi ditën e djeshme kundërshtarin për turin e parë, Shkëndija e Tetovës është njohur ditën e sotme edhe më kundërshtarin për turin e dytë, në rast se kalojnë Muran.

shkendija kampione

Në rast kualifikimi më tej, kampionët e Maqedonisë së Veriut, do të përballen me fituesin e çiftit Ludogorets (Bullgari)- Shahtjor Soligorsk (Bjellorusi).

Dy kundërshtarët shumë të vështirë, me përvojë në Europë dhe skuadra e Gjokës nuk do e ketë aspak të lehtë në rast se kualifikohet për më tej. Megjithatë te kuqezinjtë mbizotëron besimi se do ecin mirë në Europë dhe shpresojnë që fillimisht të kalojnë Muran pa shumë probleme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"