Shkëmbi: Do fitonim nëse Sidibe do bënte faull, ju tregoj ‘aleatët’ e Teutës në këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2018 | 23:55

Shkëmbi: Do fitonim nëse Sidibe do bënte faull, ju tregoj ‘aleatët’ e Teutës në këtë sezon

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në intervistën për Supersport pas barazimit me Partizanin deklaroi:

bandicam 2018-12-08 19-09-54-805

Çfarë i mungoi sot ekipit për 3 pikë?

Nuk na mungoi gjë, bëmë maksimumin për ta fituar ndeshjen. Pas golit, patëm një tërheqje, edhe për meritë të Partizanit, por jam i kënaqur nga çunat, sepse luftuan, por rezultati është barazim, dhe për mua është OK.

Bëtë për vete publikun. Çfarë premtoni duke parë ngjitjen e ekipit?

Donim që të fitonim sot, për këta tifozë, dhe sot erdhën të shumtë. I falënderoj. Përveç rezultatit, futbollistët bënë maksimumin, dhe edhe tifozët mbetën të kënaqur.

Kur pësuat golit, po të vendoseshit më mirë, dhe Sidibe të ndërhynte të bënit faull, mund të merrnit 3 pikët…

Ke të drejtë, me një faull taktik nuk e kishim pësuar atë gol, por e dimë që futbollisti vendos në sekond. Ai u mundua të bënte faull, por nuk e bëri dot. Patëm raste për të shënuar, por nuk kishim fat, ose edhe për meritë të Hoxhës. Por, të mos harrojmë, luanim kundër një ekipi si Partizani, dhe është e vështirë për ta mundur.

Roni Gashi?

Më bëhet qejfi për Gashin, ashtu si për Kallakun. I kemi marrë me besim, që të jenë edhe investim për klubin. I kemi marrë të jenë të rëndësishëm për Teutën në këtë kampionat.

Çfarë do i ndryshonit kësaj ndeshje nëse do mundnit? A biseduat me Osmanin pas nervozizmit?

Kësaj ndeshje nuk do i ndryshoja asgjë, ndoshta duhet ta rishoh. Futbollistët bënë maksimumin sot. Pësuam gol, reaguam, patëm raste por nuk shënuam dot. Futbolli kështu është. Tani ngelet ndeshja e radhës, dhe të shkojmë për të fituar. Osmanit nuk i fola asgjë, sepse e pashë që ishe qetësuar.

Latif dhe Kamara, lanë për të dëshiruar në efikasitetin në momenti e fundit…

E drejtë, por për këtë problem është pak e vështirë ta zgjidhësh, pasi cilësia e futbollistëve është kjo që është. Jam i kënaqur me ta, edhe pse ju keni të drejtë që duhet më shumë cilësi te zona kundërshtare. I shoh që japin maksimumin.

Gega një ditë para ndeshjes tha ‘Nuk e dija që e kishin kaq frikë Partizanin’. A ka aleatë Teuta?

Sot për fat të mirë ka tifozët. Deri tani ka tifozët, presidentin, sponsorët. E kemi treguar kush janë aletatët nga ndeshja në ndeshje, edhe sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"