Shitja e aksioneve, vetëm një i interesuar. Ja sa vlen AF Elbasani në ankand

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 16:30

Shitja e aksioneve, vetëm një i interesuar. Ja sa vlen AF Elbasani në ankand

3 prilli ka qenë data e fundit e dorëzimit të dokumenteve të pjesëmarrjes në ankand për blerjen e 70% të aksioneve që ka nxjerrë bashkia e Elbasanit.

elbasani feste

Mësohet se vlera fillestare e ankandit ka nisur nga 138 milionë lekë të vjetër dhe të paktën publikisht ka pasur vetëm një të interesuar, biznesmeni Kujtim Llupa. Pas përfundimit të kësaj procedure, do t’i kalohet për miratim Këshillit Bashkiak, si organi kompetent që ka të drejtë për ta miratuar ose jo.

Në fakt, në mbledhjen e 30 tetorit 2023 të gjithë këshilltarët, të majtë e të djathtë, ishin unanim në dhënien e autorizimit për shitjen e këtyre aksioneve, ndaj nuk priten surpriza edhe në miratimin përfundimtar.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"