Shifrat horror të Junajtidit me Ten Hag në pankinë, “djajtë” asnjë fitore me “top-10”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 16:55

Shifrat horror të Junajtidit me Ten Hag në pankinë, “djajtë” asnjë fitore me “top-10”

Nisja e ftohtë e Mançester Junajtidit për periudhën e Krishtlindjeve mund të jetë gati për t’u përkeqësuar nëse realizohet një ogur statistikor kur ata përballen me Çelsin ditën e nesërme në Premier Ligë.

Erik-ten-Hag-Man-Utd

Nuk është sekret që skuadra e Erik ten Hagut ka pasur vështirësi kundër skuadrave të mëdha këtë sezon. Dhe kjo u pa haptazi pas humbjes së tyre 1-0 ndaj Njukasëllit të shtunën. “Djajtë e kuq” kanë humbur të pesta ndeshjet që kanë luajtur këtë sezon kundër skuadrave në gjysmën e parë të tabelës. Këto humbje kanë ardhur kundër Totenhemit, Arsenalit, Brajtonit, Mançester Sitit dhe Njukasëllit. Dhe kjo do të thotë se çdo skuadër që ata kanë arritur të mposhtin këtë sezon ka qenë në fund të tabelës. Fitorja e Çelsit ndaj Brajtonit të dielën i ngriti ata në dhjetëshen e parë të renditjes. Pra, bazuar në trendin aktual, do të pësonin një tjetër humbje të mërkurën.

Dhe ata do të përballen me Liverpulin në “Anfield” që do të luhet gjithashtu në dhjetor. Por kjo është një statistikë që shkon përtej këtij sezoni, që kur Erik ten Hag është ulur në stolin e “Old Trafford”. Sepse nga 99 pikët që ka marrë deri më tani në Premier Ligë, 75 prej tyre kanë ardhur kundër skuadrave në gjysmën e fundit të tabelës. Ten Hag pati një ton sfidues kur u pyet për rekordin e tmerrshëm të klubit të tij në ndeshjet kundër tetë më të mirëve këtë sezon.

Ai tha: “Unë e prisja këtë pyetje. Gjithmonë ka probleme. E di që është detyra juaj ta shihni këtë. Ne ose kemi formën si miq ose kemi formën në shtëpi. Tani e kemi këtë problem. Ne do ta kalojmë gjithashtu këtë problem. Kjo është e vërteta, nëse humb, je gjithmonë i pakënaqur. Ky ekip është elastik dhe ne duhet ta zgjidhim këtë”. Tifozët e Junajtidit mund të gjejnë njëfarë ngushëllimi në faktin se ndeshja e tyre në mesjavë është në “Old Trafford” dhe jo në “Stamford Bridge”. Skuadra vendase e fitoi atë ndeshje 4-1, megjithëse një rezultat i përsëritur me atë rezultat duket i pamundur, duke pasur parasysh forcën e Çelsit këtë sezon nën drejtimin e Mauricio Poçetinos.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"