Shënoi ndaj Vllaznisë si ish, Xhelil Asani: Gol i rëndë, më entuziazmon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 17:24

Shënoi ndaj Vllaznisë si ish, Xhelil Asani: Gol i rëndë, më entuziazmon

Njeriu që zhbllokoi sfidën Erzeni-Vllaznia, Xhelil Asani për “Panorama Sport” u shpreh se ndihet i lumtur për golin e parë të shënuar me fanellën e shijakasve ndaj ish-skuadrës së tij.

Asani

“U munduam ta përgatitim këtë ndeshje me kujdes edhe pse skuadra vinte pas një disfate në kampionat me Skënderbeun. U futëm në fushë me dëshirën për të fituar dhe falë zotit ia dolëm të fitojmë kundër Vllaznisë, e cila po kalon një moment pozitiv.

Jam i lumtur për golin e shënuar, pasi ky është i pari për këtë sezon. Ajo që më entuziazmon më shumë është fitorja e arritur dhe për këtë falënderoj të gjithë shokët e skuadrës të cilët nuk u dorëzuan deri në fund”, tha Asani.

ISA HALILI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"