Shënoi golin e 10 të sezonit në La Liga, Uzuni: E gjithë bota e di që jam i dëmtuar, gati të luaj edhe me një këmbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 21:59

Shënoi golin e 10 të sezonit në La Liga, Uzuni: E gjithë bota e di që jam i dëmtuar, gati të luaj edhe me një këmbë

Myrto Uzuni ka tundur sot rrjetën për herën e 10 në këtë sezon në Lia Liga me fanellën e Granadës. Një objektiv personal i rëndësishëm i arritur nga Uzuni, edhe pse skuadra e tij gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe mbijetesa duket shumë e vështirë.

uzuni

Pas fitores 2-0 ndaj Alavesh ku ai shënoi me penallti golin e parë, Uzuni foli për mediat dhe tregoi se vazhdonte të kishte probleme me dëmtimin, por se ishte gati të sakrifikonte për të ndihmuar skuadrën deri në fund.

“Mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Është një fitore për të gjithë tifozët, që janë gjithmonë përkrah nesh. Ky triumf është për ta. Vinim nga ndeshje të mira, por të rëndësishme në futboll janë pikët. Mendërisht nuk është e lehtë për ne. Por jemi profesionistë dhe do të japim gjithçka deri në fund. Kjo ndeshje mbaroi këtu dhe tani të mendojmë për tjetrën.

Do të japim gjithçka deri në fund, Do të luftojmë në çdo ndeshje për të fituar dhe të shohim pastaj se sa pikë do të kemi. Duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për tjetrën.

Jam i lumtur për 10 golat që arrita në La Liga dhe duhet ta dini që kam shumë uri për të shënuar gjithmonë dhe për të ndihmuar ekipin.

Vijimësia në La Liga 2? Unë këtu jam si në shtëpinë time. Jam shumë i lumtur në Granada. Njerëzit më duan. Kam kontratë me Granadan dhe jam i lumtur këtu.

Dëmtimi? E gjithë bota e di që jam i dëmtuar. Luaj me një këmbë për të ndihmuar ekipin. Jap gjithçka për këtë fanellë. Nuk ka rëndësi nëse me një këmbë apo me dy. Do të jap gjithçka për ekipin”, tha Uzuni para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"