Shehi: Ky, momenti më i mirë për mua në karrierë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2015 | 14:19

Shehi: Ky, momenti më i mirë për mua në karrierë!

Shehi hero, por nuk i mjafton SkenderbeutPortieri i Skënderbeut, Orges Shehi, është një prej veteranëve të korçarëve. Prej pesë sezonesh është pjesë e kampionëve të Shqipërisë dhe tashmë do të provojë një eksperiencë të re së bashku me skuadrën në kompeticionet europiane. Pas takimit të djeshëm, Shehi në prononcimin e tij u shpreh:

“Një sukses shumë i madh. Është një punë 5-vjeçare që u finalizua me këtë arritje historike. Kemi siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Kampioneve dhe do të tentojmë gjithçka edhe në ‘play-off’ për të kapur grupet e Champions-it. Pa dyshim, ky është momenti më i miri i imi në karrierë! Sigurisht, kjo falë ekipit dhe të gjithë çunave me të cilët luaj.

Jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka fillimisht me shumë probleme në aspektin sportiv dhe kemi ardhur në këtë pikë që është maksimalja në futbollin shqiptar”, deklaroi fillimisht Shehi pas takimit të djeshëm. Tashmë, korçarët do të luajnë në “play-off” të Ligës së Kampioneve dhe të premten do të mësojnë kundërshtarin pas shortit që do të zbardhet në Nion të Zvicrës. “Për momentin kemi bërë realitet atë që ishte një prej ëndrrave tona, sigurimin e pjesëmarrjes në grupet e Ligës së Europës. Do të shohim shortin dhe pse të mos e provojmë të hyjmë në grupet e Ligës së Kampioneve. Tani jemi më të çliruar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"