Shehi: “Ky është Skënderbeu më i fortë dhe ekipi më i mirë në Shqipëri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2015 | 19:27

Shehi: “Ky është Skënderbeu më i fortë dhe ekipi më i mirë në Shqipëri”

shehiFitorja në ndeshjen e parë të turit të tretë sigurisht që është diçka e rëndësishme për Skënderbeun që hedh një hap të sigurt drejt një kualifikimi historik për në grupet e Europa Ligës. Por Orges Shehi, gardiani bardhekuq i Skënderbeut, qëndron sërish me këmbë në tokë, teksa vlerëson fitoren, por duke e mbajtur ekipin me këmbë në tokë për 90′ e kthimit në “Elbasan Arena”.

Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, portieri durrsak flet për fitoren dhe për ndeshjen e zhvilluar në Moldavi, duke kaluar nga objektivi Europa Ligë tek ëndrra Champions.

Orges, një ditë pas Milsamit dhe asaj fitoreje 0-2. Si ndihet Shehi?

Ishte një mbrëmje shumë e rëndësishme për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar në përgjithësi. Ishte një ndeshje e interpretuar mirë nga ana jonë, e cila në fund u kurorëzua edhe me këtë sukses. Sigurisht, pas 20 minutave të para, arritëm të dilnim në lojën tonë për të kontrolluar më pas ndeshjen.

Ato 20 minuta të para ishte një ekip me frikë dhe mbivlerësim mbi kundërshtarin, apo më shumë një ekip që studioi lëvizjet?

Është diçka që ndodh gjithmonë kur luan në fushën tënde. Ata luanin në fushën e tyre dhe normalisht do të ishin më agresivë në fillim të takimit, por më pas ne arritëm të reagonim mirë dhe mund të them se pas 20 minutash dolëm në lojën tonë. Kjo ishte shumë e rëndë- sishme.

Nëse do t’jua thoshin që në fillim se do të dilte ky rezultat, do ta besonit?

Ishte diçka që nuk mund të merrej e mirëqenë, pavarë- sisht se ne e dinim mirë forcën tonë dhe shkuam në Moldavi për një rezultat pozitiv, por nuk e kishim menduar një rezultat të tillë. Nëse do të ma thoshin, do të mendoja se ishte një dëshirë e ekzagjeruar tifozi, por ne arritëm ta bënim realitet.

Tashmë jeni vetëm një hap larg grupeve. Mund të quhet objektivi i arritur?

Ende jo. Këto ndeshje janë 180-minutëshe dhe ne kemi kaluar vetëm 90 minutat e para të sfidës. Tashmë mbetet ndeshja e kthimit në Elbasan dhe duhet të jemi të përqendruar e me këmbë në tokë për të bërë më të mirën tonë, si dhe të arrijmë objektivin që i kemi vënë vetes. Keni shënuar fitoren e parë në transfertë.

A është ky ekipi më i mirë ku Shehi ka luajtur?

Unë e kam thënë edhe më parë që ekipi është forcuar shumë. Vit për vit kemi shënuar rritje të ndjeshme dhe si rezultat i punës e arritjeve tona erdhi edhe ndryshimi i vazos që na favorizoi shumë. Në këtë sukses është puna jonë e pesë viteve, pra, gjithçka është meritë e klubit, sesa fati. Prandaj e përsëris tashmë me plot gojën, ky është Skënderbeu më i fortë ku kam luajtur ndonjëherë dhe ekipi më i mirë në Shqipëri.

Me Europa Ligën thuajse të sigurt, tashmë ekipi do të tentojë ëndrrën e madhe, atë të Champions Ligës?

Duhet fillimisht të mbarojë ndeshja e dytë dhe kualifikimi të jetë më shumë një fakt i kryer. Më pas do të shohim se çfarë shansesh do të kemi. Ne kemi treguar vendosmëri, sidomos në Europë. Kemi qenë një penallti larg grupeve dy vite më parë. Kemi përballuar Bate Borisovin, që hyri në grupet e Champions-it më pas. Tashmë të sigurojmë fillimisht Europa Ligën, në ndeshjen e dytë të kthimit, dhe më pas të hedhim sytë nga shorti. Jemi të bindur se nuk do ta hapim lehtë krahun, por do të luftojmë. Nëse fati do të jetë me ne, pse jo të synojmë edhe ëndrrën e madhe. Do të provojmë edhe grupet e Champions-it, pasi mundësitë janë, por fillimisht të mbyllim kualifikimin.

Ajo pritje në minutat e fundit vlen sa një gol…

Është shumë e vështirë ta komentoj këtë pyetje. Ju e dini që unë jam një tip që nuk dua të flas për veten. Them vetëm se isha shumë i përqendruar në atë moment dhe sikundër i gjithë ekipi ishin të vëmendshëm deri në fund. Nuk bëra asgjë më shumë se detyrën, sikundër edhe gjithë ekipi.

Përgatiti: LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"