Sfidojnë Elbasanin, flet trajneri i Orikut: Nuk i trembemi askujt, luajmë vetëm për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 12:35

Sfidojnë Elbasanin, flet trajneri i Orikut: Nuk i trembemi askujt, luajmë vetëm për fitore

Orikun e pret një ndeshje e vështirë në Peqin, atje ku do të masë forcat me Elbasanin. Kështu mendon trajneri Besmir Shabani, që për gazetën thotë:

DINAMO ORIKU

“Me grupin që kemi nuk duhet që t’i trembemi askujt, ndonëse kjo transfertë na gjen me siklet. Gjatë gjithë javës jemi përgatitur në kushte të vështira.

Shiu ka rënduar terrenin, ndaj na është dashur që të sakrifikojmë jo pak në aspektin profesional. E megjithatë, në Peqin shkojmë vetëm për fitore”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"