Seanca e fundit stërvitore përpara ndeshjes ndaj Andorrës, ja gjendja e lojtarëve të Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 21:16

Seanca e fundit stërvitore përpara ndeshjes ndaj Andorrës, ja gjendja e lojtarëve të Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Estadi Nacional” të Andorrës, ku ditën e enjte do të zhvillohet ndeshja e parë e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

KOMBETARJA

Zyra e shtypit e Federatës Shqiptare të Futbollit, bën me dije se kuqezinjtë kanë bërë një seancë të plotë stërvitore që është fokusuar më shumë në aspektin taktik të ndeshjes. Trajneri Edi Reja ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët dhe në prag të ndeshjes nuk ka asnjë mungesë për shkak të dëmtimeve.

Kombëtarja kuqezi dhe i gjithë delegacioni i janë nënshtruar testeve me tamponë antiCOVID dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Kombëtarja shqiptare do të luajë të enjten në transfertë ndaj Andorrës me fillim nga ora 20:45.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"