Sasi dhe cilësi si “presion” mbi Çalhan, Asllani po shpërblen besimin e të gjithëve tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 10:08

Sasi dhe cilësi si “presion” mbi Çalhan, Asllani po shpërblen besimin e të gjithëve tek Interi

Hyrja e Kristjan Asllan it tek Inter-Empoli ish te më e rëndësishme sesa mendojnë specialistët e fushës. Shqiptari e ndihmoi skuadrën të mbyllte ndeshjen dhe i dha freski një reparti që nga ndeshja në ndeshje po tregon shenjat e para të një sezoni sfilitës.

asllani hakan

Në fakt, 22- vjeçari ka regjistruar në këtë sezon të dytë me Interin 26 prezenca në të gjitha kompeticionet, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asiste në Serinë A. 847 minutat sezonale janë një provë tjetër e dobisë së tij për Interin ku po merr gjithmonë e më shumë hapësirë valë mësimeve të vyera të Inzagit dhe të “profesorit” privat, Hakan Çahanoglu.

ALTERNATIVË E RËNDËSISHME- InterEmpoli pa edhe kontributin e shqiptarit. Mesfushori, i mbajtur gjithmonë disi nën hijen e Çalhanoglusë, ka vazhduar të shtojë vlera në lojën e tij muajt e fundit. Dhe edhe një herë ai ka dëshmuar se mund të jetë një alternativë e vlefshme. Në ndeshjen ndaj toskanëve, Asllani u fut në fushë në minutën e 70-të, duke zëvendësuar si zakonisht Çalhanoglunë. Një zëvendësim jo aq i parëndësishëm. Në fakt, ndeshja ishte ende në ekuilibër dhe Empoli po shtynte, duke krijuar pak frikë për të gjithë zikaltrit. Mbështetja te shqiptari dëshmon për besimin që Inzagi ka tek ai dhe e ka treguar gjatë gjithë sezonit. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë ka pranuar sfidën dhe ka shpërblyer trajnerin me paraqitje plot substancë në fushën e blertë.

KONTROLLI I LOJËS – Kundër Empolit, Aslani luajti gjithsej 25 minuta. Në total ai e preku topin 43 herë, duke qenë padyshim i pranishëm në mënyrë konstantet gjatë të gjithë minutazhit të tij në terrenin e lojës. 37 ishin pasimet e tentuara teksa 95 për qind të tyre shkuan në destiancionin e duhur. Shqiptari regjistroi gjithashtu një goditje, një pasim kyç dhe një mundësi e krijuar.

Mbi të gjitha, që kur hyri në fushë, Interi rifitoi kontrollin e ndeshjes. Jo vetëm falë pranisë së tij, por edhe sepse 22-vjeçari shfaqi zotësi në gjetjen e pozicionit për të menaxhuar manovrën, duke siguruar edhe mbulimin e nevojshëm për të shmangur kundërsulmet e kundërshtarit. Dhe që nga futja e tij skuadra gjeti sërish lojën, dominimin territorial që u konkretizua me arritjen e golit të 2-0 përfundimtar.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"